Isaia 42:1-25
42 Ja, shërbëtori im,+ që unë e përkrah!
I zgjedhuri im,+ që e kam miratuar!*+
Kam vënë tek ai frymën time;+ai do t’u sjellë drejtësi kombeve.+
2 Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin.
Zëri nuk do t’i dëgjohet në rrugë.+
3 Nuk do ta copëtojë kallamin e thyerdhe nuk do ta shuajë fitilin që ende nxjerr tym.+
Ai do të veprojë me besnikëri dhe do të sigurojë drejtësi.+
4 Nuk do t’i zbehet fuqia dhe nuk do të thyhet derisa të vendosë drejtësinë në tokë;+ishujt vazhdojnë të presin ligjin* e tij.
5 Kështu thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai,Krijuesi i qiejve, i Madhi që i shpalosi;+që formoi* tokën dhe gjithçka që prodhon ajo,+që u jep frymëmarrje njerëzve që banojnë në të+dhe frymë atyre që ecin mbi të:+
6 «Unë, Jehovai, të thirra sipas drejtësisëdhe të kapa për dore.
Do të të mbroj dhe ti do të jesh si një besëlidhje mes meje e njerëzve+dhe si dritë për kombet,+
7 që të hapësh sytë e të verbërve,+të nxjerrësh nga burgu* të burgosuritdhe nga qelia ata që janë në errësirë.+
8 Unë jam Jehovai. Ky është emri im;lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër,*as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.+
9 Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur;tani po shpall gjëra të reja.
Unë do t’jua tregoj para se ato të shfaqen.»+
10 Këndojini Jehovait një këngë të re,+thurini lavde nga skajet e tokës,+ju që përshkoni detet dhe që jetoni me gjithçka që gjendet në to,ju ishuj dhe ju që banoni në ta!+
11 Le ta ngrenë zërin shkretëtira dhe qytetet e saj,+si dhe fshatrat e Kedarit!+
Le të thërrasin nga gëzimi banorët e vendeve shkëmbore;nga majat e maleve le të bërtasin!
12 Le t’i japin lavdi Jehovaitdhe le t’i thurin lavde në ishuj!+
13 Jehovai do të dalë si një i fuqishëm,+si një luftëtar do të veprojë me zell.+
Do të bërtasë, po, do të lëshojë një britmë lufte;do të tregohet më i fuqishëm se armiqtë e tij.+
14 «Për një kohë të gjatë, nuk nxora zë,qëndrova në heshtje dhe tregova vetëkontroll.
Si një grua që lind,do të rënkoj, do të gulçoj e do të dihas.
15 Do të shkretoj male e kodra.
Tërë bimësinë e tyre do ta thaj.
Lumenjtë do t’i kthej në tokë të thatë*dhe pellgjet me kallamishte do t’i thaj.+
16 Unë do t’i prij të verbrit nëpër një rrugë që nuk e njohin+dhe do t’i vë të ecin në një udhë të panjohur.+
Errësirën para tyre do ta kthej në dritë+dhe terrenin e thyer në një vend të rrafshët.+
Këtë do të bëj për ta, dhe nuk do t’i braktis.»
17 Ndërsa ata që u besojnë shëmbëlltyrave të gdhendurae që u thonë statujave prej metali* «ju jeni perënditë tona»,do të tërhiqen gjithë turp.+
18 Dëgjoni, o të shurdhër;hapni sytë e shihni, o të verbër!+
19 Kush është aq i verbër sa shërbëtori im,aq i shurdhër sa lajmëtari që dërgoj?
Kush është aq i verbër sa ai që shpërbleva,aq i verbër sa shërbëtori i Jehovait?+
20 Ti sheh shumë gjëra, por nuk u kushton vëmendje.
I ke të hapur veshët, por nuk dëgjon.+
21 Për hir të drejtësisë së vet,Jehovait i ka pëlqyer ta lartësojë e ta lëvdojë ligjin* e tij.
22 Por ky është një popull që e plaçkitën dhe e zhvatën;+të gjithë i zunë nëpër shpella dhe i mbajtën në burgje.+
I plaçkitën dhe asnjë s’i shpëtoi,+i zhvatën dhe asnjë s’tha: «Ktheji ata.»
23 Kush prej jush do ta dëgjojë këtë?
Kush do t’ia vërë veshine do të dëgjojë për kohët që do të vijnë?
24 Kush ia dha Jakobin zhvatësve?
Kush ia dha Izraelin plaçkitësve?
A nuk është Jehovai, Ai kundër të cilit mëkatuan?
Ata refuzuan të ecnin në rrugët e tijdhe nuk iu bindën ligjit* të tij.+
25 Prandaj Ai derdhi mbi Izraelin tërbimin e tij,zemërimin dhe furinë e luftës.+
Lufta përpiu gjithçka përreth Izraelit,por ai nuk kushtoi vëmendje;+lufta shpërtheu kundër tij,por ai nuk donte t’ia dinte.+
Shënimet
^ Ose «shpirti im e ka miratuar!»
^ Ose «udhëzimin».
^ Fjalë për fjalë «shtriu».
^ Ose «biruca».
^ Ose «lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër».
^ Fjalë për fjalë «në ishuj».
^ Ose «shtatoreve të derdhura».
^ Ose «udhëzimin».
^ Ose «udhëzimit».