Sipas Mateut 7:1-29

  • PREDIKIMI NË MAL (1-27)

    • Mos gjykoni më (1-6)

    • Vazhdoni të kërkoni, vazhdoni të kërkoni me ngulm, vazhdoni të trokitni (7-11)

    • Rregulla e Artë (12)

    • Porta e ngushtë (13, 14)

    • Njihen nga frytet (15-23)

    • Shtëpia në shkëmb, shtëpia në rërë (24-27)

  • Turma mahnitet nga mësimi i Jezuit (28, 29)

7  Mos gjykoni më,+ që të mos gjykoheni,  sepse do t’ju gjykojnë me po atë gjykim që gjykoni,+ dhe do t’ju matin me po atë masë që matni.+  Pse, atëherë, shikon lëmishten në syrin e vëllait dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+  Si mund t’i thuash vëllait: ‘Prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur për vete ke një tra në sy?  Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.  Mos u jepni qenve atë që është e shenjtë, as margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave,+ që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen e t’ju shqyejnë.  Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet,+ vazhdoni të kërkoni me ngulm dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet;+  sepse kush kërkon, merr,+ kush kërkon me ngulm, gjen dhe atij që troket, do t’i hapet.  Në të vërtetë, kush nga ju, kur i biri t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur?! 10  Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër?! 11  Prandaj, nëse ju, edhe pse mëkatarë,* dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira+ atyre që ia kërkojnë.+ 12  Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta,+ sepse kjo është domethënia e Ligjit dhe e Profetëve.+ 13  Hyni nga porta e ngushtë,+ sepse e gjerë është porta dhe e madhe* është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo. 14  Por e ngushtë është porta dhe e vogël* rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.+ 15  Ruhuni nga profetët e rremë,+ që vijnë te ju të veshur si dele,+ por përbrenda janë ujqër të pangopur.+ 16  Do t’i njihni ata nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga gjembaçët?!+ 17  Po njësoj, çdo pemë e mirë prodhon fryt të mirë, kurse çdo pemë e kalbur prodhon fryt të keq.+ 18  Një pemë e mirë nuk mund të japë fryt të keq, dhe as një pemë e kalbur nuk mund të prodhojë fryt të mirë.+ 19  Çdo pemë që nuk prodhon fryt të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr.+ 20  Prandaj do t’i njihni ata njerëz nga frytet e tyre.+ 21  Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në Mbretërinë e qiejve, por do të hyjë vetëm ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.+ 22  Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri,+ a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’+ 23  E megjithatë unë do t’u them: ‘Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni vepra të paligjshme!’*+ 24  Prandaj, kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i zbaton, është si një njeri i mençur,* i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb.+ 25  Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb. 26  Por, kushdo që i dëgjon këto fjalë të mia dhe nuk i zbaton, është si një njeri mendjelehtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në rërë.+ 27  Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën shtëpinë,+ dhe ajo u shemb dhe u shkatërrua e tëra.» 28  Kur Jezui i mbaroi këto fjalë, turma mbeti e mahnitur nga mënyra si mësonte,+ 29  sepse ai mësonte si njeri me autoritet+ dhe jo si skribët e tyre.

Shënimet

Fjalë për fjalë «të ligj».
Ose «e lehtë».
Ose «e vështirë».
Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
Ose «i matur».