Psalmet 135:1-21
135 Lëvdoni Jah!*
Lëvdoni emrin e Jehovait!
Thurini lavde, ju, o shërbëtorë të Jehovait,+
2 ju që shërbeni në shtëpinë e Jehovait,në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.+
3 Lëvdoni Jah, se Jehovai është i mirë!+
Sa bukur është t’i këndosh lavde* emrit të tij!
4 Se Jah zgjodhi për vete Jakobin,Izraelin e zgjodhi si pronën e tij të veçantë.*+
5 E di mirë se Jehovai është madhështor;Zotëria ynë është më i madhërishëm se gjithë perënditë e tjera.+
6 Jehovai bën gjithçka që i pëlqen,+në qiell e në tokë, në det e në thellësitë e tij.
7 Ai bën që retë* të ngrihen nga skajet e tokës;dërgon vetëtima për* shiundhe nxjerr nga depot e veta erën.+
8 Të parëlindurit e Egjiptit vrau,si njerëz, edhe kafshë.+
9 Bëri shenja e mrekulli mes teje, o Egjipt,+kundër faraonit dhe tërë shërbëtorëve të tij.+
10 Shumë kombe mundi+dhe vrau mbretër të fuqishëm:+
11 Sihonin, mbretin e amoritëve,+Ogun, mbretin e Bashanit,+madje shpartalloi tërë mbretëritë e Kananit.
12 Vendin e tyre ia dha si trashëgimipopullit të vet, Izraelit.+
13 O Jehova, emri yt do të qëndrojë përgjithmonë!
O Jehova, ti do të kujtohesh* brez pas brezi.+
14 Se ti, o Jehova, do ta mbrosh* popullin tënd+dhe do të ndiesh dhembshuri* për shërbëtorët e tu.+
15 Idhujt e kombeve janë argjend dhe ar,vepër e duarve të njeriut.+
16 Kanë gojë, por s’mund të flasin;+kanë sy, por s’mund të shohin;
17 kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;me gojë nuk marrin frymë.+
18 Po njësoj do të katandisen njerëzit që i bëjnë,+po, gjithkush që beson në ta.+
19 Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Izraelit!
Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Aronit!
20 Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Levit!+
Lëvdoni Jehovain, ju që nderoni thellësisht Jehovain!*
21 Nga Sioni, qoftë lëvduar Jehovai,+Ai që banon në Jerusalem!+
Lëvdoni Jah!+
Shënimet
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «t’i luash melodi».
^ Ose «zotërimin e tij të çmuar».
^ Një mundësi tjetër «bën prita për».
^ Ose «avujt».
^ Ose «emri yt do të kujtohet».
^ Ose «do të mbrosh çështjen».
^ Ose «do të të vijë keq».
^ Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Jehovait!» Shih Fjalorthin.