Psalmet 139:1-24
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë.
139 O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh.+
2 Ti e di kur ulem e kur ngrihem prapë,+e prej së largu dallon çdo mendim timin.+
3 Kur shtegtoj e kur pushoj, ti më vëren,çdo udhë timen ti mirë e njeh.+
4 Pa nxjerrë një fjalë, pa hapur gojën,o Jehova, ti di gjithçka.+
5 Ti më qëndron përkrah e më mbron,e ndiej dorën tënde tek më pushton.
6 Njohuria jote është e pakapshme* për mua!
Është kaq e thellë sa s’e arrij dot.*+
7 O Perëndi, nga ti ku mund të fshihem?!
Larg frymës sate, ku mundet që të rend?!+
8 Sikur në qiell të ngjitesha, ti do të ishe atje,sikur në Varr* shtratin ta vija, edhe atje do të ishe.+
9 Sikur tutje të fluturoja me krahët e agimite pranë detit më të largët të banoja,
10 edhe atje dora jote do të më printe,dhe e djathta jote fort do të më mbante.+
11 Edhe sikur të thosha: «Ka për të më përpirë errësira»,përsëri nata përreth meje do të bëhej dritë.
12 As terri nuk do të ishte tepër i errët për ty,madje nata do të shndriste porsi dita,+sepse errësira për ty është si drita.+
13 Ti vetë i bëre veshkat e mia,ti më mbështolle* në bark të nënës.+
14 Të përlëvdoj se jam krijuar kaq mrekullisht,+sa mbetem pa fjalë.
Tërë veprat e tua janë të mrekullueshme,+dhe unë e di fare mirë këtë.
15 Kur u bëra në fshehtësi, kur në bark të nënës* u thura,kockat e mia nuk ishin të fshehura për sytë e tu.+
16 Kur isha ende një embrion, sytë e tu më panë;tërë pjesët e tij ishin shkruar në librin tënd,madje edhe ditët kur ato do të formoheshin,para se ndonjë prej tyre të ekzistonte.
17 Sa të çmuara janë për mua mendimet e tua!+
O Perëndi, sa të shumta janë!+
18 Sikur të provoja t’i numëroja,do të ishin më të shumta se kokrrizat e rërës,+e kur të zgjohesha në mëngjes,do të isha ende me ty, duke i numëruar.+
19 Ah, sikur ta vrisje të ligun, o Perëndi!+
Atëherë njerëzit e dhunshëm* do të largoheshin prej meje,
20 po, të gjithë ata që nga ligësia të marrin nëpër gojë;*ata janë armiqtë e tu, ata që e zënë kot në gojë emrin tënd.*+
21 A nuk i urrej ata që të urrejnë ty, o Jehova?!+
A nuk më ngjallin neveri ata që ngrenë krye kundër teje?!+
22 Po, me gjithë shpirt i urrej!+
Për mua janë armiq të betuar.
23 Më heto fund e krye, o Perëndi, dhe njihe zemrën time;+më shqyrto dhe njihi mendimet që më turbullojnë.*+
24 Shih nëse ka tek unë ndonjë udhë që do të më sillte dhembje,+dhe më pri+ në udhën e përjetësisë.
Shënimet
^ Ose «është tepër e mrekullueshme».
^ Ose «sa s’e rrok dot me mend».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «ti më thure».
^ Fjalë për fjalë «në thellësi të tokës».
^ Ose «fajtorët e gjakut».
^ Ose «flasin për ty si t’ua marrë mendja».
^ Ose «që e përdorin në mënyrë të papërshtatshme emrin tënd».
^ Ose «që më shqetësojnë; që më fusin ankthin».