Si ta mposht vesin e masturbimit?
KAPITULLI 25
Si ta mposht vesin e masturbimit?
«Fillova të masturbohesha kur isha tetë vjeç. Më vonë mësova se çfarë mendonte Perëndia për këtë gjë. Ndihesha tmerrësisht keq sa herë dorëzohesha. ‘E si mund të dojë Perëndia një si unë?’—pyesja veten.»—Luisi.
KUR hyn në pubertet, dëshirat seksuale mund të bëhen mjaft të forta. Si rezultat mund të fillosh vesin e masturbimit. * Shumë thonë që masturbimi nuk është ndonjë gjë e madhe. «Askush nuk dëmtohet»,—mendojnë ata. Por ka mjaft arsye për ta shmangur këtë ves. Apostulli Pavël shkroi: «Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj . . . në lidhje me . . . urinë seksuale.» (Kolosianëve 3:5) Masturbimi nuk e shuan urinë seksuale, por i hedh benzinë. Përveç kësaj, shqyrtoni edhe arsyet e mëposhtme:
● Masturbimi rrënjos qëndrime mendore që përqendrohen vetëm te vetja. Për shembull, kur dikush masturbohet, zhytet në ndjesitë e trupit të vet.
● Masturbimi e bën dikë t’i shohë ata të seksit tjetër vetëm si objekte ose mjete për plotësimin e dëshirave të tij.
● Mendimet egoiste që rrënjos vesi i masturbimit, vështirëson arritjen e marrëdhënieve seksuale të kënaqshme në martesë.
Në vend që të masturbohesh për të pakësuar dëshirat 1 Selanikasve 4:4, 5) Që ta arrish këtë, Bibla këshillon t’i shmangësh rrethanat që mund të të eksitojnë. (Proverbat 5:8, 9) Megjithatë, po nëse tashmë je bërë skllav i vesit të masturbimit? Ndoshta je përpjekur ta heqësh si ves, por nuk ia ke arritur. Mund të arrish kollaj në përfundimin se je një rast i pashpresë, se nuk je i zoti të jetosh sipas normave të Perëndisë. Tamam kështu mendonte për veten edhe një i ri me emrin Pedro. «Kur i dorëzohesha këtij vesi, ndihesha tmerrësisht keq,—thotë ai.—Mendoja se s’mund ta shlyeja kurrë atë që kisha bërë. E kisha të vështirë të lutesha.»
seksuale të mbajtura përbrenda, përpiqu të zhvillosh vetëkontrollin. (Nëse ndihesh kështu, mos u shkurajo. Nuk je një rast i pashpresë. Shumë të rinj, madje edhe të rritur, kanë arritur të heqin dorë nga masturbimi. Edhe ti mund t’ia dalësh!
Si t’i përballosh ndjenjat e fajit?
Siç e pamë, ata që kanë rënë pre e vesit të masturbimit shpesh torturohen nga ndjenjat e fajit. Pa dyshim, ‘trishtimi në mënyrë të perëndishme’ mund të të japë nxitjen që ta heqësh këtë ves. (2 Korintasve 7:11) Por, ndjenjat e tepruara të fajit mund të ndikojnë për keq. Mund të të bëjnë të ndihesh kaq i shkurajuar, sa të mos duash të luftosh më.—Proverbat 24:10.
Prandaj, përpiqu t’i shohësh gjërat siç duhet. Masturbimi është një formë e sjelljes së papastër. Mund të të bëjë ‘skllav të dëshirave dhe kënaqësive të ndryshme’, si edhe ushqen qëndrime të dëmshme. (Titit 3:3) Nga ana tjetër, masturbimi nuk është një formë e imoralitetit të rëndë seksual, siç është kurvëria. (Juda 7) Nëse ke ndonjë problem me masturbimin, s’ke pse arrin në përfundimin se ke bërë një mëkat të pafalshëm. Çelësi është t’i rezistosh dëshirës dhe kurrë të mos e ndalësh luftën.
Është e lehtë të ndihesh përtokë, kur i je dorëzuar sërish këtij vesi. Kur ndodh, kujto fjalët e Proverbave 24:16: «I drejti mund të bjerë edhe shtatë herë dhe ka për t’u ngritur, por të ligjtë do të pengohen për shkak të gjëmës.» Se dështove një rast, kjo nuk do të thotë se je njeri i keq. Prandaj, mos u dorëzo! Por mendo me kujdes se çfarë të çoi deri atje dhe përpiqu të mos i përsëritësh ato veprime.
Gjej kohë për të medituar për dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë. Psalmisti David, që edhe vetë kishte pasur çaste dobësie, tha: «Jehovai tregon mëshirë për këdo që i frikësohet atij, ashtu si një atë tregon mëshirë për bijtë e vet. Sepse ai e di mirë se si jemi formuar dhe nuk harron që jemi pluhur.» (Psalmi 103:13, 14) Po, Jehovai e merr parasysh papërsosmërinë tonë dhe është ‘gati të falë’. (Psalmi 86:5) Nga ana tjetër, dëshiron që ne të bëjmë çmos për t’u përmirësuar. Prandaj, çfarë të bësh praktikisht që ta mposhtësh këtë ves?
Mendo për mënyrat si argëtohesh. A sheh filma, programe televizive apo hyn në faqe Interneti që janë eksituese? *—Psalmi 119:37.
Psalmisti iu lut me mençuri Perëndisë: «M’i largo sytë nga gjërat e kota.»Sforcohu që ta mbash mendjen në gjëra të tjera. Një i krishterë me emrin Uilliam këshillon: «Para se të flesh, lexo diçka që bazohet në Bibël. Është mjaft e rëndësishme që mendimi i fundit i ditës të ketë lidhje me Perëndinë.»—Filipianëve 4:8.
Fol me dikë për problemin. Turpi ta bën të vështirë të hapësh këtë bisedë edhe me një mik të besuar. Por, kjo mund të të ndihmojë ta mposhtësh këtë ves. Këtë e mbështet edhe një i krishterë me emrin David. «Fola vetëm për vetëm me
babin,—thotë ai.—S’kam për t’i harruar kurrë fjalët e tij. Me një buzëqeshje inkurajuese, më tha: ‘Jam shumë krenar për ty.’ E dinte ç’kisha hequr për të arritur deri aty. Asnjë fjalë tjetër nuk do të më kishte ngritur aq shumë moralisht dhe nuk do të më kishte bërë më të vendosur.Më pas, babai më tregoi disa shkrime, për të më ndihmuar të kuptoja se ‘nuk kisha vajtur edhe aq larg’, e pastaj edhe disa shkrime të tjera për t’u siguruar se e kisha kuptuar seriozitetin e udhës sime të gabuar. Më këshilloi ta përmbaja veten për një farë kohe e pastaj do të flisnim përsëri. Më tha të mos shkurajohesha nëse dorëzohesha sërish, vetëm se herën tjetër duhej të rezistoja për një periudhë më të gjatë.» Cili është përfundimi i Davidit. Ai thotë: «Ajo që më solli më shumë dobi ishte fakti që dikush ishte në dijeni të problemit tim dhe më ndihmonte.» *
Seksi sa për të kaluar kohën, nuk është për të kaluar kohën. Mëso përse.
[Shënimet]
^ par. 4 Masturbimi nuk duhet ngatërruar me eksitimin seksual të pavullnetshëm. Për shembull, një djalë mund të zgjohet i eksituar ose mund të ketë lëshim sperme në mes të natës. Po kështu, vajzat mund të kenë impulse seksuale në mënyrë të pavullnetshme, sidomos para ose pas periudhës së menstruacioneve. Kurse, masturbimi është stimulimi me qëllim i organeve gjinore për t’u eksituar.
^ par. 15 Për më shumë informacion, shih vëllimin 2, kapitulli 33.
^ par. 18 Për më shumë informacion, shih vëllimin 2, faqet 239-241.
SHKRIMI KYÇ
«Ik nga dëshirat karakteristike rinore, dhe ndiq më mirë drejtësinë, besimin, dashurinë e paqen, bashkë me ata që e thërrasin Zotërinë me zemër të pastër.»—2 Timoteut 2:22.
KËSHILLË
Lutu para se dëshirat seksuale të bëhen të forta. Kërkoji Perëndisë Jehova ‘fuqi përtej asaj që është normale’ që ta përballosh tundimin.—2 Korintasve 4:7.
A E DIJE . . . ?
Çdo njeri i dobët mund t’u dorëzohet dëshirave seksuale. Por duhet të jesh një burrë i vërtetë ose një grua e vërtetë që të tregosh vetëkontroll edhe kur je vetëm.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Mund ta mbaj mendjen në gjërat që janë të dëlira, nëse ․․․․․
Në vend që t’u dorëzohem dëshirave seksuale, do të ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Pse është e rëndësishme të mos harrosh se Jehovai është ‘gati të falë’?—Psalmi 86:5.
● Meqë vetë Perëndia, i cili na krijoi me dëshira seksuale, thotë edhe se duhet të zhvillosh vetëkontrollin, çfarë beson ai se mund të arrish?
[Diçitura në faqen 182]
«Qëkurse e kam kapërcyer këtë problem, kam një ndërgjegje të pastër para Jehovait, dhe kjo është diçka që nuk do ta ndërroja me asgjë në botë!»—Sara
[Figura në faqen 180]
Rënia gjatë një gare vrapimi, nuk do të thotë se duhet ta fillosh nga e para. Po kështu, rënia përsëri në këtë ves nuk e fshin përparimin që ke bërë tashmë