Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jerusalemi dhe Tempulli i Solomonit

Jerusalemi dhe Tempulli i Solomonit

Jerusalemi dhe Tempulli i Solomonit

U QUAJT «përsosmëria e bukurisë» dhe «qyteti i Mbretit të madh». (Ps 48:2; 50:2; Va 2:15) Jerusalemi ishte kryeqyteti i kombit të Perëndisë. (Ps 76:2) Pasi Davidi e mori qytetin nga jebusitët dhe e bëri kryeqytetin e tij, ai u quajt ‘Qyteti i Davidit’ ose thjesht ‘Sioni’.​—2Sa 5:7.

Megjithëse nuk kishte një pozitë vërtet strategjike, Jerusalemi fitoi famë, sepse Perëndia vendosi në këtë qytet emrin e tij. (Lp 26:2) Ai ishte qendra fetare dhe administrative e kombit.

Jerusalemi gjendet 750 m mbi nivelin e detit, në malet qendrore të Judesë. Bibla flet për ‘lartësinë’ e tij dhe për adhuruesit që ‘ngjiten’ për të shkuar atje. (Ps 48:2; 122:3, 4) Qyteti i lashtë rrethohej nga lugina, si lugina e Hinomit në perëndim dhe në jug dhe lugina e përroit të Kidronit në lindje. (2Mb 23:10; Jr 31:40) Burimi i Gihonit * në luginën e Kidronit dhe En-Rogeli në jug siguronin ujë të pastër, që ishte i domosdoshëm sidomos gjatë sulmeve të armikut.​—2Sa 17:17.

 diagramin në faqen 21, Qyteti i Davidit është paraqitur me ngjyrë të kuqe. Gjatë mbretërimit të Davidit dhe më pas të Solomonit, qyteti u zgjerua në veri, duke përfshirë edhe Ofelin (me të gjelbër) dhe malin Moriah (me blu). (2Sa 5:7-9; 24:16-25) Në këtë kreshtë të lartë, Solomoni ndërtoi një tempull madhështor për Jehovain. Përfytyroni turma adhuruesish duke u ngjitur në ‘malin e Jehovait’ për festat vjetore. (Za 8:3) Rrjeti rrugor i paraqitur në faqen 17 e lehtësonte mjaft këtë udhëtim.

Tempulli i Solomonit, i stolisur me ar dhe gurë të çmuar, ishte një nga ndërtesat më të kushtueshme që ishin ndërtuar ndonjëherë. Domethënës ishte fakti se planin e tij arkitekturor e bëri Jehovai. Siç shihet nga piktura, përbri tempullit kishte oborre të gjera dhe ndërtesa administrative. Ia vlen të studioni disa nga hollësitë e tij.​—1Mb 6:1–7:51; 1Kr 28:11-19; He 9:23, 24.

[Shënimi]

^ par. 4 Mbreti Hezekia e mbylli këtë burim dhe ndërtoi një tunel deri në një pellg në anën perëndimore.​—2Kr 32:4, 30.

[Kutia në faqen 21]

Me kalimin e kohës Jerusalemi u zgjerua në perëndim dhe në veri. Mbretërit judenj që pasuan Solomonin shtuan mure dhe porta. Gërmimet arkeologjike që janë në vazhdim, mund të hedhin dritë mbi vendndodhjen e saktë, si edhe shtrirjen e disa pjesëve të mureve. Në vitin 607 p.e.s., qyteti u shkatërrua dhe mbeti i shkretë për 70 vjet. Rreth 80 vjet pas kthimit të judenjve, Nehemia ndërmori një rindërtim në përmasa të mëdha të mureve të Jerusalemit.

 [Diagrami dhe figura në faqen 21]

(Për tekstin e kompozuar, shih botimin)

Jerusalemi/Tempulli i Solomonit

ZONA E TEMPULLIT NË KOHËN E SOLOMONIT

Pjesët e Tempullit

1. Më e Shenjta

2. E Shenjta

3. Portiku

4. Boazi

5. Jakini

6. Altari prej bakri

7. Deti prej metali të derdhur

8. Qerret

9. Dhomat anësore

10. Dhomat e ngrënies

11. Oborri i brendshëm

ZONA E TEMPULLIT

M. Moriah

Dhomat e ngrënies

Qerret

 

Dhomat anësore

Më e E Boazi

Shenjta Shenjta Portiku Altari Oborri

Jachin prej bakri i brendshëm

 

Qerret Deti prej

metali të derdhur

 

Ofel

Shesh?

Porta e Ujërave?

QYTETI I DAVIDIT

M. Sion

Pallati i Davidit

Porta e Burimit

Muri i Manaseut?

Kulla e Hananelit

Kulla e Meahut

Porta e Deleve

Porta e Rojës

Porta e Hetimit

Porta e Kuajve

LUGINA E KIDRONIT

Muri i ulët?

Gihon

Tuneli i mëvonshëm i ujit

LUGINA E TIROPEONIT

Porta e Togjeve të Hirit (e Copave të Poçeve) (e Bajgave)

En-Rogel

Porta e Luginës

LUGINA E HINOMIT

Porta e Qoshes

Kulla e Furrave

Muri i Gjerë

Porta e Efraimit

Shesh

Porta e qytetit të vjetër

Muri i hershëm verior

LAGJJA E DYTË

Porta e Peshqve

[Figura]

Ofel

Shtëpia e të Bijës së Faraonit

Pallati i Solomonit

Shtëpia e Pyllit të Libanit

Portiku i Shtyllave

Portiku i Fronit

M. Moriah

Oborri i Madh

Tempulli

[Figura në faqen 20]

Në plan të parë shihet zona ku gjendej «Qyteti i Davidit». Tempulli gjendej në zonën e sheshtë (poshtë, majtas)

[Figura në faqen 20]

Paraqitje kompjuterike e «Qytetit të Davidit» në lashtësi dhe e tempullit të Solomonit