KAPITULLI TRE
«Ati i të gjithë atyre që kanë besim»
1, 2. Si kishte ndryshuar bota që nga ditët e Noesë dhe si ndihej Abrami për këtë?
ABRAMI ngriti kokën dhe ia nguli sytë ziguratit, një ndërtese në formë piramide, që spikaste në qytetin e tij, Urin. * Nga maja e ziguratit dëgjohej zhurmë dhe tymi ngjitej lart. Priftërinjtë e perëndisë-hënë po ofronin sërish flijime. Imagjino Abramin që u kthen shpinën duke tundur kokën e duke rrudhur vetullat me mospëlqim. Udhës për në shtëpi, teksa kalonte përmes rrugëve plot njerëz, ka të ngjarë të ketë menduar për idhujtarinë që kishte zaptuar Urin. Sa shumë ishte përhapur në botë njolla e atij adhurimi të neveritshëm që nga ditët e Noesë!
2 Noeja kishte vdekur dy vjet para se të lindte Abrami. Kur Noeja me familjen dolën nga arka pas Përmbytjes së madhe, ky patriark ofroi një blatim për Perëndinë Jehova, i cili në këmbim bëri që një ylber të shfaqej. (Zan. 8:20; 9:12-14) Në atë kohë, në tokë praktikohej vetëm adhurimi i pastër. Por tani, dhjetë breza më vonë që nga Noeja, adhurimi i pastër ishte gjë e rrallë. Kudo njerëzit adhuronin perëndi të rreme. Edhe babai i Abramit, Terahu, ishte përfshirë në idhujtari, ndoshta në bërjen e idhujve.—Jos. 24:2.
Si u bë Abrami një shembull i shkëlqyer besimi?
3. Cila cilësi e dallonte Abramin ndërsa vitet kalonin dhe ç’mund të mësojmë ne nga kjo?
3 Abrami ishte ndryshe. Ndërsa vitet kalonin, besimi i tij e dallonte gjithnjë e më tepër nga të tjerët. Më vonë, apostulli Pavël nën frymëzim e quajti «ati i të gjithë atyre që kanë besim». (Lexo Romakëve 4:11.) Le të shohim çfarë e ndihmoi Abramin të forconte besimin. Kështu, edhe ne do të mësojmë shumë si të rritemi në besim.
I shërben Jehovait në botën pas Përmbytjes
4, 5. Nga kush mund të ketë mësuar Abrami për Jehovain dhe pse arrijmë në këtë përfundim?
4 Si mësoi Abrami për Perëndinë Jehova? Dimë se në ato kohë kishte shërbëtorë besnikë të Jehovait në tokë. Një prej tyre ishte Semi. Edhe pse nuk ishte më i madhi nga djemtë e Noesë, ai shpesh përmendet i pari, sepse me sa duket ishte njeri me besim të jashtëzakonshëm. * Ca kohë pas Përmbytjes, Noeja e quajti Jehovain «Perëndia i Semit». (Zan. 9:26) Semi tregoi respekt për Të dhe për adhurimin e pastër.
5 A e njihte Abrami Semin? Ka mundësi që po. Përfytyro sa duhet të jetë mahnitur djaloshi Abram kur ka mësuar se një nga paraardhësit e tij, i cili kishte qenë dëshmitar okular i mbi katërqind vjetëve të historisë njerëzore, ishte ende gjallë! Semi kishte parë ligësinë në botën para Përmbytjes dhe se si e kishte pastruar tokën ajo, themelimin e kombit të parë ndërsa njerëzit shumoheshin mbi tokë dhe epokën e errët të rebelimit të Nimrodit në Kullën e Babelit. Semi besnik qëndroi larg atij rebelimi, prandaj kur Jehovai u ngatërroi gjuhën ndërtuesve të kullës, ai dhe familja e tij vazhduan të flitnin gjuhën e parë të njerëzimit, gjuhën e Noesë. Në atë familje bënte pjesë edhe Abrami. Kështu, me siguri Abrami u rrit me një konsideratë të lartë për Semin. Për më tepër, Semi jetoi gjatë periudhës më të madhe të jetës së gjatë të Abramit. Ndaj Abrami mund të ketë mësuar për Jehovain nga ai.
6. (a) Si tregoi Abrami se e kishte marrë për zemër mësimin e rëndësishëm të Përmbytjes? (b) Ç’jetë bënin Abrami dhe Saraja?
6 Sido të ketë qenë, Abrami e mori për zemër mësimin e rëndësishëm të Përmbytjes. Ai u përpoq fort të ecte me Perëndinë ashtu siç kishte bërë Noeja. Ja përse Abrami kishte qëndruar larg idhujtarisë dhe ishte ndryshe nga të tjerët në Ur, mbase edhe nga vetë ata të shtëpisë së tij. Gjithsesi, gjeti një shoqe jete të mrekullueshme. U martua me Sarajën, e cila spikaste jo vetëm për bukurinë e saj por * Ndonëse pa fëmijë, sigurisht gjenin shumë gëzim teksa i shërbenin Jehovait së bashku. Veç kësaj, ata birësuan nipin jetim të Abramit, Lotin.
edhe për besimin e madh te Jehovai.7. Pse dishepujt e Jezuit duhet të imitojnë Abramin?
7 Abrami nuk e braktisi kurrë Jehovain për idhujt në Ur. Ai dhe Saraja ishin të vendosur të dalloheshin si të ndryshëm nga njerëzit idhujtarë përreth tyre. Nëse duam të zhvillojmë besim të vërtetë, duhet të kemi të njëjtin qëndrim. Edhe ne duhet të jemi të vendosur të jemi ndryshe. Jezui tha se dishepujt e tij ‘nuk do të ishin pjesë e botës’, dhe se si rezultat bota do t’i urrente. (Lexo Gjonin 15:19.) Nëse ndonjëherë vuan ngaqë pjesëtarët e familjes ose njerëzit përreth të mënjanojnë sepse ke vendosur t’i shërbesh Jehovait, mos harro se nuk je vetëm. Në këtë mënyrë, po imiton shembullin e shkëlqyer të Abramit dhe Sarajës që i shërbyen Perëndisë me besnikëri.
«Lëre vendin»
8, 9. (a) Ç’përvojë të paharrueshme pati Abrami? (b) Cilin mesazh i dha Jehovai Abramit?
8 Një ditë, Abrami pati një përvojë të paharrueshme. Mori një mesazh nga Perëndia Jehova. Bibla nuk na tregon shumë hollësi, por thotë se «Perëndia i lavdisë» iu shfaq këtij burri besnik. (Lexo Veprat 7:2, 3.) Mbase nëpërmjet një përfaqësuesi engjëllor, Abrami pa një grimcë të lavdisë së pakufishme të Sovranit të universit. Mund ta imagjinojmë sa i emocionuar ishte Abrami kur pa kontrastin mes Perëndisë së gjallë dhe idhujve të pajetë që adhuronin bashkëkombësit e tij.
9 Cilin mesazh i dha Jehovai Abramit? «Lëre vendin dhe farefisin tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.» Jehovai nuk i tha cilin vend kishte ndër mend—i tha vetëm se Ai do t’ia tregonte. Por në fillim, Abrami duhej të linte pas vendin dhe farefisin e tij. Në kulturën e lashtë të Lindjes së Mesme, familja zinte një vend mjaft të rëndësishëm. Që një burrë të linte farefisin e të ikte larg, shpesh konsiderohej një short i tmerrshëm, madje për disa ishte më e keqe sesa vetë vdekja.
10. Pse mund të ketë qenë një sakrificë për Abramin dhe Sarajën të linin shtëpinë në Ur?
10 Duhet të ketë qenë një sakrificë për Abramin të largohej nga rehatia e vendit të tij. Me sa duket, Uri ishte një qytet plot gjallëri e pasuri. (Shih kutinë « Qyteti që lanë pas Abrami dhe Saraja».) Gërmimet kanë zbuluar se Uri kishte shtëpi tepër të rehatshme; disa prej tyre kishin dymbëdhjetë ose më shumë dhoma për familjen dhe për shërbëtorët, të sistemuara rreth një oborri të brendshëm të shtruar. Ishte e zakonshme të kishin komoditete të tilla, si shatërvanë, banja dhe sistem të ujërave të zeza. E mos harro se Abrami dhe Saraja nuk ishin të rinj; ka shumë mundësi që ai të ketë qenë në të 70-at, kurse ajo në të 60-at. Patjetër, ai donte që Saraja të kishte njëfarë rehatie dhe përkujdesjeje, siç dëshiron çdo burrë i mirë për gruan e tij. Imagjino bisedat e tyre për caktimin, pyetjet dhe shqetësimet që mund të kenë pasur. Kushedi sa është kënaqur Abrami kur Saraja e pranoi këtë vështirësi. Si ai, edhe ajo ishin gati të linin pas të gjitha rehatitë e shtëpisë së tyre.
11, 12. (a) Ç’përgatitje kërkoheshin e ç’vendime duheshin marrë para se të linin Urin? (b) Si mund ta përfytyrojmë ditën e nisjes?
11 Tani që morën vendimin, Abrami dhe Saraja kishin shumë për të bërë. Duhej të paketonin e të organizonin shumë gjëra. Çfarë do të merrnin në këtë udhëtim drejt së panjohurës e çfarë do të linin pas? Gjithsesi, më tepër rëndësi për ta kishin njerëzit që i rrethonin. Si do t’ia bënin me Terahun e moshuar? Vendosën ta merrnin me vete e të kujdeseshin për të derisa të ishte gjallë. Terahu duhet të ketë pranuar me gjithë zemër, pasi tregimi ia atribuon atij meritën si patriarku që nxori familjen nga Uri. Pa dyshim që kishte hequr dorë nga idhujtaria. Me ta duhet të ketë shkuar edhe nipi i Abramit, Loti.—Zan. 11:31.
12 Më në fund erdhi dita e nisjes. Përfytyro karvanin e mbledhur jashtë mureve të qytetit dhe hendekut të Urit. Ngarkuan devetë e gomarët, mblodhën kopetë dhe gjithë familja bashkë me shërbëtorët u bënë gati për udhë. Çfarë i priste tani? * Mbase të gjithë kthyen vështrimin nga Abrami dhe prisnin prej tij sinjalin e nisjes. Ja, erdhi koha! Ata u nisën duke lënë Urin prapa tyre përgjithmonë.
13. Si tregojnë edhe sot shumë shërbëtorë të Jehovait të njëjtën frymë si Abrami dhe Saraja?
13 Sot, shumë shërbëtorë të Jehovait vendosin të transferohen atje ku ka më shumë nevojë për predikues të Mbretërisë. Të tjerë vendosin të mësojnë një gjuhë të huaj që të zgjerojnë shërbimin e tyre. Ose vendosin të provojnë edhe ato forma të reja shërbimi me të cilat nuk janë mësuar. Në përgjithësi, vendime të tilla kërkojnë sakrifica, kërkojnë gatishmëri për të hequr dorë, deri në njëfarë mase, nga mirëqenia ekonomike. Është për t’u lavdëruar një frymë e tillë, dhe ngjan shumë me frymën që treguan Abrami dhe Hebr. 6:10; 11:6) A e bëri këtë për Abramin?
Saraja. Nëse shfaqim këtë besim, mund të jemi të sigurt se Jehovai gjithmonë do të na japë shumë më tepër nga ç’i japim ne atij. Ai nuk e lë kurrë pa shpërblyer besimin. (Kalojnë Eufratin
14, 15. Si ishte udhëtimi nga Uri në Haran dhe pse mund të ketë vendosur Abrami të qëndronte në Haran për njëfarë kohe?
14 Dalëngadalë karvani u mësua me udhëtimet e përditshme. Mund ta imagjinojmë Abramin dhe Sarajën teksa ndryshojnë mënyrat e udhëtimit, herë ecin në këmbë e herë hipur mbi deve. Mendo për bisedat e tyre që përzihen me tringëllimën e zileve të varura në takëmet e kafshëve. Gradualisht, edhe udhëtarët më të papërvojë u aftësuan për të montuar e çmontuar tendat dhe për të ndihmuar Terahun e moshuar të sistemohej mirë mbi deve a gomar. Vazhduan rrugën për në veriperëndim duke përshkuar vijën e harkuar të lumit Eufrat. Ditët u bënë javë dhe peizazhet veniteshin njëra pas tjetrës prapa tyre.
15 Në fund, pas rreth 960 kilometrash rrugë arritën në shtëpitë me çati konike të Haranit, një qytet i begatë që ndodhej në kryqëzimin e rrugëve tregtare mes lindjes e perëndimit. Familja
ndaloi dhe u vendos këtu për njëfarë kohe. Ndoshta, sepse Terahu nuk kishte fuqi të vazhdonte më tutje.16, 17. (a) Cila besëlidhje e entuziazmoi Abramin? (b) Si e kishte bekuar Jehovai Abramin në Haran?
16 Si përfundim Terahu vdiq në moshën 205-vjeçare. (Zan. 11:32) Por, në këtë moment që Abrami ishte i pikëlluar për shkak të humbjes, Jehovai e ngushëlloi duke komunikuar sërish me të. Ai përsëriti udhëzimet që i kishte dhënë në Ur dhe i tregoi më shumë hollësi për premtimin e tij. Abrami do të bëhej ‘një komb i madh’ dhe falë tij do të bekoheshin të gjitha kombet e tokës. (Lexo Zanafillën 12:2, 3.) Plot entuziazëm nga kjo besëlidhje, Abrami vazhdoi përpara.
17 Por kësaj radhe kishte edhe më shumë gjëra për të paketuar, sepse Jehovai e kishte bekuar Abramin në Haran. Tregimi flet për «gjithë të mirat që kishin grumbulluar, shpirtrat që kishin fituar në Haran». (Zan. 12:5) Që të bëhej një komb, Abrami kishte nevojë për të ardhura materiale dhe shërbëtorë—për një familje të madhe. Jehovai nuk i pasuron gjithmonë shërbëtorët e tij, ama u siguron çdo gjë që u nevojitet për të plotësuar vullnetin e tij. Me forcën që i kish dhënë Jehovai, Abrami e nisi karvanin drejt së panjohurës.
18. (a) Kur arriti Abrami në një çast vendimtar të historisë së popullit të Perëndisë? (b) Cilat ngjarje të tjera të rëndësishme ndodhën më 14 nisan vitet e mëvonshme? (Shih kutinë « Një datë kyçe në historinë biblike».)
18 Disa ditë udhë larg Haranit gjendej Karkemishi, ku zakonisht karvanët kalonin Eufratin. Ndoshta në këtë moment Abrami arriti në një çast vendimtar të historisë së popullit të Perëndisë dhe mënyrës si u soll Ai me ta. Kur Abrami e nisi karvanin të kalonte lumin, me sa duket, ishte dita e 14-të e muajit që më vonë u quajt nisan, në vitin 1943 p.e.s. (Dal. 12:40-43) Në jug shtrihej vendi që Jehovai kishte premtuar t’i tregonte Abramit. Atë ditë hyri në fuqi besëlidhja që Perëndia kishte bërë me të.
19. Çfarë përmendi Jehovai në premtimin që i tha Abramit dhe ç’mund t’i jetë kujtuar Abramit?
19 Abrami përshkoi vendin në drejtim Zan. 3:15; 12:7) Ndoshta po. Mund të ketë filluar të kuptojë pak se ishte pjesë e një qëllimi madhështor të Jehovait.
të jugut dhe karvani ndaloi pranë pemëve të mëdha të Morehut, afër Sikemit. Aty mori një mesazh tjetër nga Jehovai. Këtë herë, në premtimin e tij Perëndia përmendi farën e Abramit, domethënë pasardhësit e tij të cilët do të shtinin në dorë vendin. A i shkoi mendja Abramit te profecia që kishte thënë Jehovai në Eden, ku përmendej ‘fara’ ose pasardhësi, që një ditë do të shpëtonte njerëzimin? (20. Si tregoi Abrami çmueshmëri për privilegjin që i kishte dhënë Jehovai?
20 Abrami e çmonte shumë privilegjin që i kishte dhënë Jehovai. Teksa kalonte përmes vendit—patjetër me shumë kujdes, pasi ajo ende banohej nga kananitët—Abrami ndaloi dhe ndërtoi altarë për Jehovain, fillimisht pranë pemëve të mëdha të Morehut e pastaj afër Bethelit. Ai thirri emrin e Jehovait, ka të ngjarë në shenjë falënderimi nga zemra ndërsa meditonte për të ardhmen e pasardhësve të tij. Mbase u ka predikuar edhe fqinjëve kananitë. (Lexo Zanafillën 12:7, 8.) Sigurisht, gjatë jetës Abrami do të haste vështirësi të mëdha që do t’i vinin në provë besimin. Me mençuri nuk shikonte pas nga shtëpia e rehatia që kishte lënë në Ur. Sytë e tij ishin ngulur drejt përpara. Te Hebrenjve 11:10 thuhet kështu për Abramin: «Ai priste qytetin që ka themele të vërteta, ndërtuesi dhe bërësi i të cilit është Perëndia.»
21. Si është njohuria jonë për Mbretërinë e Perëndisë në krahasim me njohurinë e Abramit? Çfarë je i inkurajuar të bësh?
21 Ne që i shërbejmë Jehovait sot dimë shumë më tepër se Abrami për atë qytet figurativ, Mbretërinë e Perëndisë. E dimë se Mbretëria tani po sundon në qiell, se së shpejti do t’i japë fund këtij sistemi botëror dhe se Fara që iu premtua Abramit që nga kohët e hershme, Jezu Krishti, tani është mbret i kësaj Mbretërie. Sa privilegj i madh do të jetë për ne të shohim kohën kur Abrami të jetojë sërish e më në fund, të kuptojë qëllimin hyjnor që mund ta shihte vetëm në konture të mjegullta! A dëshiron të shohësh përmbushjen e të gjitha premtimeve të Jehovait? Bëj çmos që të vazhdosh të imitosh Abramin. Shfaq një frymë vetëmohuese, bindjeje dhe çmueshmërie të sinqertë për privilegjet që të ka dhënë Jehovai. Ndërsa imiton besimin e Abramit, «ati i të gjithë atyre që kanë besim» do të bëhet edhe ati yt në njëfarë kuptimi.
^ par. 1 Vite më vonë, Perëndia ia ndryshoi emrin nga Abram në Abraham, që do të thotë ‘atë i shumë kombeve’.—Zan. 17:5.
^ par. 4 Po ashtu, Abrami shpesh përmendet i pari ndër djemtë e Terahut, edhe pse nuk ishte i parëlinduri.
^ par. 6 Më vonë, Perëndia ia ndryshoi emrin Sarajës në Sara, që do të thotë «princeshë».—Zan. 17:15.
^ par. 12 Disa studiues nuk besojnë se në kohën e Abramit devetë përdoreshin si kafshë shtëpiake. Megjithatë, ata nuk e vërtetojnë dot këtë. Bibla e përmend disa herë faktin që Abrami zotëronte deve.—Zan. 12:16; 24:35.