Rishikim i Pjesës 1
Diskuto për këto pyetje me mësuesin tënd të Biblës:
Cilat nga premtimet e Biblës mezi pret të plotësohen?
(Shih mësimin 02.)
Pse beson se Bibla është Fjala e Perëndisë?
(Shih mësimet 03 dhe 05.)
Pse është e rëndësishme ta përdorim emrin e Jehovait?
(Shih mësimin 04.)
Bibla thotë se Perëndia është «burimi i jetës». (Psalmi 36:9) A e beson këtë?
(Shih mësimin 06.)
Lexo Proverbat 3:32.
Pse Jehovai është miku më i mirë që mund të kesh?
Çfarë pret Jehovai nga miqtë e tij? A të duket e arsyeshme kjo?
(Shih mësimet 07 dhe 08.)
Lexo Psalmin 62:8.
Për cilat gjëra i je lutur Jehovait? Për çfarë tjetër mund t’i lutesh?
Si u përgjigjet Jehovai lutjeve?
(Shih mësimin 09.)
Lexo Hebrenjve 10:24, 25.
Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
A mendon se ia vlejnë përpjekjet për t’i ndjekur mbledhjet?
(Shih mësimin 10.)
Pse është mirë ta lexosh rregullisht Biblën? Çfarë programi ke për ta lexuar Biblën çdo ditë?
(Shih mësimin 11.)
Deri tani, çfarë të ka pëlqyer më shumë nga studimi i Biblës?
A ke hasur vështirësi që kur ke filluar të studiosh Biblën? Nëse po, cilat? Çfarë mund të të ndihmojë të mos heqësh dorë nga studimi?
(Shih mësimin 12.)