Një lajm i mirë nga Perëndia
Cili është lajmi i mirë nga Perëndia? Pse mund t’i besojmë? Kjo broshurë u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për Biblën.
Si të nxjerrësh dobi nga kjo broshurë?
Kjo broshurë do të të ndihmojë të mësosh drejtpërdrejt nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Mëso si mund të përdorësh Biblën tënde për të gjetur shkrimet e referuara.
MËSIMI 1
Cili është lajmi i mirë?
Mëso cili është lajmi i mirë nga Perëndia, pse është urgjente t’ia vësh veshin dhe çfarë duhet të bësh.
MËSIMI 3
A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?
Si të jemi të sigurt se mesazhi i Biblës është i besueshëm?
MËSIMI 4
Kush është Jezu Krishti?
Mëso pse vdiq Jezui, çfarë është shpërblesa dhe çfarë po bën Jezui sot.
MËSIMI 5
Çfarë qëllimi ka Perëndia për tokën?
Bibla shpjegon pse e krijoi Perëndia tokën, kur do të marrin fund vuajtjet dhe cila është e ardhmja e tokës dhe e atyre që jetojnë në të.
MËSIMI 6
Çfarë shprese ka për të vdekurit?
Çfarë ndodh me ne kur vdesim? A do t’i shohim sërish të dashurit tanë që kanë vdekur?
MËSIMI 7
Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
Kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë dhe çfarë do të bëjë Mbretëria?
MËSIMI 8
Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?
Si filloi ligësia dhe përse Perëndia e ka lejuar të vazhdojë? A do të marrin fund ndonjëherë vuajtjet?
MËSIMI 9
Si të kesh familje të lumtur?
Jehovai, Perëndia i lumtur, do që familjet të jenë të lumtura. Mëso këshillat praktike nga Bibla për burrat, gratë, prindërit dhe fëmijët.
MËSIMI 10
Si ta dallosh besimin e vërtetë?
A ka vetëm një fe të vërtetë? Shqyrtoni 5 shenja identifikuese të besimtarëve të vërtetë.
MËSIMI 11
Si nxjerrim dobi nga parimet e Biblës?
Jezui shpjegoi pse kemi nevojë për drejtim dhe cilat janë dy parimet e Biblës më të rëndësishme.
MËSIMI 12
Si t’i afrohesh Perëndisë?
Mëso nëse Perëndia i dëgjon të gjitha lutjet, si duhet të lutemi dhe çfarë mund të bëjmë tjetër që t’i afrohemi Perëndisë.
MËSIMI 13
Cili është lajmi i mirë rreth feve?
A do të vijë koha kur të gjithë të jenë të bashkuar në adhurimin e të vetmit Perëndi të vërtetë?
MËSIMI 14
Pse ka një organizatë Perëndia?
Bibla tregon pse dhe si janë të organizuar shërbëtorët e Perëndisë.
MËSIMI 15
Pse duhet të vazhdosh të mësosh?
Si mund t’u sjellë dobi të tjerëve njohuria jote për Perëndinë? Ç’marrëdhënie mund të kesh me Perëndinë?