Lutja
Si e dimë që Jehovai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve?
Shih edhe Ps 66:19; Ve 10:31; He 5:7
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Mb 18:36-38—Jehovai iu përgjigj menjëherë lutjes së profetit Elija në malin Karmel gjatë përballjes me profetët e Baalit
-
Mt 7:7-11—Jezui na inkurajon të këmbëngulim në lutje dhe na siguron se Jehovai, si një Atë i dashur, na dëgjon
-
Kush është i vetmi person të cilit duhet t’i lutemi?
Në emër të kujt duhet të lutemi?
Lutjet e kujt dëgjon Jehovai?
Lutjet e kujt nuk dëgjon Jehovai?
Pr 15:29; 28:9; Is 1:15; Mi 3:4; Jk 4:3; 1Pj 3:7
-
Shembuj nga Bibla:
-
Js 24:9, 10—Jehovai nuk e dëgjoi Balamin ngaqë kërkoi diçka që ishte kundër vullnetit të Tij
-
Is 1:15-17—Meqë izraelitët ishin bërë hipokritë dhe fajtorë gjaku, Jehovai nuk ua dëgjoi lutjet
-
Çfarë themi zakonisht në fund të lutjes dhe pse?
A thotë Bibla se duhet të rrimë në ndonjë pozicion të caktuar kur lutemi?
Cilat janë disa gjëra për të cilat mund të luten shërbëtorët e Jehovait kur mblidhen për ta adhuruar?
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Kr 29:10-19—Mbreti David u lut para popullit të Izraelit kur ata bënë dhurata vullnetare për ndërtimin e tempullit
-
Ve 1:12-14—Apostujt, vëllezërit e Jezuit dhe disa gra besnike, mes të cilave edhe Maria, nëna e Jezuit, ishin në një dhomë të sipërme në Jerusalem dhe po luteshin së bashku
-
Pse nuk duhet të mburremi a të përpiqemi t’u bëjmë përshtypje të tjerëve kur lutemi?
Pse duhet të lutemi para se të hamë?
Pse duhet t’i lutemi vazhdimisht Atit tonë qiellor?
Ro 12:12; Ef 6:18; 1Se 5:17; 1Pj 4:7
-
Shembuj nga Bibla:
-
Dn 6:6-10—Edhe nën kërcënimin e vdekjes, profeti Daniel vazhdoi t’i lutej haptazi Jehovait siç e kishte zakon
-
Lu 18:1-8—Për të ilustruar se Ati ynë i drejtë është i gatshëm t’u përgjigjet shërbëtorëve të tij që i luten pareshtur për ndihmë, Jezui përdori shembullin e një gjykatësi të padrejtë që ndihmoi një grua, e cila i lutej vazhdimisht të vendoste drejtësi
-
Ç’qëndrim duhet të kemi nëse dëshirojmë që Perëndia t’i dëgjojë lutjet tona për të na falur?
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Mb 22:11-13, 18-20—Meqë mbreti Josia e përuli veten dhe kërkoi pëlqimin e Jehovait, atij iu tregua mëshirë dhe mirësi e madhe
-
2Kr 33:10-13—Mbreti Manase u lut me përulësi, ndaj Jehovai e fali dhe e bëri sërish mbret
-
Çfarë duhet të bëjmë nëse dëshirojmë që Jehovai të na falë?
Pse është mirë t’i themi Jehovait në lutje se duam të bëhet vullneti i tij?
Pse lutjet tona duhet të shprehin besimin që kemi te Ati ynë qiellor?
Për cilat gjëra mund të lutemi?
Për shenjtërimin e emrit të Perëndisë
Për ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë që të qeverisë tokën
Për plotësimin e vullnetit të Jehovait
Për plotësimin e nevojave tona materiale
Për faljen e mëkateve
Për mbrojtje nga tundimet
Për të falënderuar Jehovain
Për të kërkuar njohuri për vullnetin e Jehovait, aftësi për të kuptuar dhe mençuri
Shih edhe Ps 119:34
-
Shembull nga Bibla:
-
1Mb 3:11, 12—Jehovai u kënaq që mbreti Solomon i kërkoi mençuri, dhe ia dha atë me bollëk
-
Për të kërkuar frymën e shenjtë
Për të tjerët, duke përfshirë ata që përndiqen
Për të lëvduar Jehovain
Për t’i kërkuar Jehovait që t’i nxitë njerëzit me autoritet të na lejojnë ta adhurojmë në paqe e t’u predikojmë të tjerëve
Shih edhe Jr 29:7
A është me vend të bëjmë një lutje kur pagëzohemi?
A është e përshtatshme të lutemi për ata që janë të dobët në besim?
Pse burrat zakonisht luten pa e mbuluar kokën, dhe pse gratë, në disa raste, e mbulojnë kokën kur luten?
Çfarë ka më shumë rëndësi se sa gjatësia e lutjeve apo emocionet që shprehim kur lutemi?
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Mb 18:25-29, 36-39—Për t’iu përgjigjur sfidës që u bëri Elija, profetët e Baalit i thirrën perëndisë së tyre për orë të tëra, por më kot
-
Ve 19:32-41—Idhujtarët në Efes i thirrën perëndeshës së tyre Artemisë për rreth dy orë pa pushuar, por gjithë sa morën ishte një qortim nga sekretari i qytetit
-