Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 11

Pse marrim pjesë në asamble të mëdha?

Pse marrim pjesë në asamble të mëdha?

Meksikë

Gjermani

Botsvanë

Nikaragua

Itali

Pse janë kaq të qeshura fytyrat e këtyre njerëzve? Po marrin pjesë në një nga asambletë tona. Ashtu si shërbëtorët e Perëndisë në të kaluarën, që ishin udhëzuar të mblidheshin tri herë në vit, edhe ne mezi presim të mblidhemi së bashku në grupe më të mëdha. (Ligji i përtërirë 16:16) Çdo vit kemi tri ngjarje të rëndësishme: dy asamble qarkore njëditore dhe një kongres rajonal që zgjat tri ditë. Çfarë dobish nxjerrim nga këto grumbullime?

Forcojnë vëllazërinë tonë të krishterë. Sikurse izraelitët që gëzonin kur e lëvdonin Jehovain «mes turmave të mbledhura», edhe ne kënaqemi kur e adhurojmë bashkë në ngjarje speciale. (Psalmi 26:12; 111:1) Këto grumbullime na krijojnë mundësi të takojmë e të shoqërohemi me Dëshmitarë nga kongregacione ose edhe nga vende të tjera. Në mesditë shijojmë një vakt së bashku në vendin e asamblesë, çka e ngroh më tepër atmosferën miqësore të këtyre rasteve besimforcuese. (Veprat 2:42) Atje ndiejmë dashurinë që bashkon «gjithë vëllazërinë» tonë nëpër botë.—1 Pjetrit 2:17.

Na ndihmojnë të përparojmë në të vërtetën. Izraelitët nxirrnin dobi kur ‘i kuptonin fjalët’ e Shkrimeve që u shpjegoheshin. (Nehemia 8:8, 12) Edhe ne e çmojmë arsimimin biblik që marrim në asambletë tona. Çdo program bazohet në një temë nga Shkrimet. Fjalimet, vënia në skenë e përvojave dhe simpoziumet interesante na mësojnë si të bëjmë vullnetin e Perëndisë. Marrim zemër kur dëgjojmë përvojat e atyre që po ia dalin të jetojnë siç i pëlqen Perëndisë në këto kohë të vështira. Në kongreset rajonale, dramat na i bëjnë të gjalla tregimet biblike dhe na japin mësime praktike. Në çdo asamble, organizohet një pagëzim për ata që duan të simbolizojnë kushtimin ndaj Perëndisë.

  • Pse asambletë janë raste të gëzuara?

  • Ç’dobi mund të nxjerrësh duke ndjekur një asamble?