Kënga 26
Ec me Perëndinë!
1. Ec ti modest me Perëndin’,
mir’dashje të tregosh!
Jah forcën tënde përtërin,
i drejt’ që të vazhdosh.
Nëse në të vërtetën rri,
asgjë nuk të mashtron.
Prej dore Jah porsi fëmij’,
të merr e të drejton.
2. I pastër ec me Perëndin’,
mëkatin mos kujto!
Vazhdo puno për pjekurin’,
dhe miratim fito.
Çdo gjë të ndershme të mendosh,
i dashur le të jesh.
Këto mendo; që të qëndrosh,
te Jah besim të kesh.
3. Ec ti besnik me Perëndin’,
që të arrish në jet’,
kënaqësin’, devotshmërin’;
të vyera vërtet.
Me Perëndin’ ec, në shërbim
këndoji për lavdin’.
Kënaqësi ndien shpirti im,
që Jah sjell Mbretërin’.
(Shih edhe Zan. 5:24; 6:9; Filip. 4:8; 1 Tim. 6:6-8.)