Kënga 43
Rri zgjuar, qëndro i patundur, bëhu i fuqishëm
1. Rrini zgjuar, të patundur,
dhe qëndroni fuqimisht.
Kur si burra ju veproni,
vjen fitorja sigurisht.
Jezu Krishtit bindje i tregojm’.
Ndaj drejtimin që jep e zbatojm’.
(REFRENI)
Të rrim’ zgjuar e të patundur,
gjer në fund ne të qëndrojm’.
2. Rri ti zgjuar e i bindur dhe me
mendje të shëndosh’.
Çfar’ thot’ Krishti përmes skllavit,
qofsh i gatshëm ta zbatosh!
Kur një plak të flet ty, mir’ dëgjo!
Je për të si dele dhe të do!
(REFRENI)
Të rrim’ zgjuar e të patundur,
gjer në fund ne të qëndrojm’.
3. Të rrim’ zgjuar, të bashkuar,
ndërsa mbrojm’ të mirin lajm’.
Dhe pse luft’ armiqt’ na shpallin,
lajmin gjer’ në fund shpërndajm’.
Ta lëvdojm’ me britma e gëzim.
Dit’ e Jah tashmë ësht’ në agim.
(REFRENI)
Të rrim’ zgjuar e të patundur,
gjer në fund ne të qëndrojm’.
(Shih edhe Mat. 24:13; Hebr. 13:7, 17; 1 Pjet. 5:8.)