Kënga 52
Ruaj zemrën
1. Të ruash zemrën, kjo ësht’ jet’.
Mëkatin shmang gjithmon’.
Lexon Jah zemrën fare mir’,
e di ç’të motivon.
Ka raste kur rrezik të sjell
dhe mund të devijosh.
Ndaj mendja zemrën ta drejtoj’,
ç’të thot’ Jah të dëgjosh!
2. Bëj gati zemrën, të kërkosh
me lutje Perëndin’.
Pareshtur Jah falëndero
dhe jepi gjith’ lavdin’.
Kur Jehovai të mëson,
përpiqu të zbatosh.
Besnik në zemër rri gjithnjë,
çdo dit’ Jah të gëzosh.
3. Për çfar’ mendoj, bëj shum’ kujdes.
Shqyrtoj ç’ësht’ e vërtet’.
Që fjal’ e Jah të më ndikoj’.
Më sjell për zemrën jet’.
Se Jehovai fort më do,
nëse qëndroj besnik.
Jah me gjith’ zemër adhuroj,
Atë pran’ kam si mik.
(Shih edhe Psal. 34:1; Filip. 4:8; 1 Pjet. 3:4.)