Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 37

E dua Jehovain me gjithë zemër

E dua Jehovain me gjithë zemër

(Mateu 22:37)

  1. 1. Jehova, pa fund të dua,

    ti je Sovran, ti je Ati im.

    Je Krijues i gjithçkaje,

    ndaj të shërbej me plot përkushtim.

    Ligji yt ësht’ thell’ brenda meje,

    dit’ për dit’ më sjell kënaq’si.

    (REFRENI)

    Nga agimi gjer në mbrëmje,

    ti je i denj’ të marrësh lavdi.

  2. 2. Po shkëlqen e bukur hëna,

    ndrin si argjend në det, fush’ e mal.

    Gjith’ krijimi të nderon At’,

    lavde të thur pa thën’ asnjë fjal’!

    Forc’ më japin veprat e tua,

    zemrën mbushin plot dashuri.

    (REFRENI)

    Nga agimi gjer në mbrëmje,

    ti je i denj’ të marrësh lavdi.