Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 55

Mos kini frikë!

Mos kini frikë!

(Mateu 10:28)

  1. 1. Mos u sprapsni bij të dashur,

    predikoni me guxim.

    Dhe pse keni kundërshtim,

    jini trima, plot besim!

    Le ta din’ gjith’ zemërbutët,

    se Jezui, biri im,

    do ta mund’ së shpejti Djallin,

    do të sjell’ në tok’ çlirim.

    (REFRENI)

    Bij të dashur mos u trembni,

    nga armiqt’ mos kini frik’!

    Si thesar ju mbaj në zemër,

    do t’ju mbroj nga çdo rrezik.

  2. 2. Mos u dridhni prej armiqve

    që sulmojn’ me egërsi,

    që mashtrojn’ me ligësi,

    e ju qeshin me shpoti.

    Frik’ mos kini nga përndjekja,

    sprova le të djeg’ si zjarr,

    bëhem krah për gjith’ besnikët,

    hak për ju shpejt do të marr.

    (REFRENI)

    Bij të dashur mos u trembni,

    nga armiqt’ mos kini frik’!

    Si thesar ju mbaj në zemër,

    do t’ju mbroj nga çdo rrezik.

  3. 3. Kurr’ nuk kam për t’ju braktisur,

    do të jem për ju mburoj’.

    Dhe nga vdekja do t’ju ngre,

    si prej gjumit do t’ju zgjoj.

    Frik’ mos kini kë vret trupin,

    shpresën nuk e vrasin dot.

    Nëse rrini të patundur,

    do t’ju jap shpërblim të plot’.

    (REFRENI)

    Bij të dashur mos u trembni,

    nga armiqt’ mos kini frik’!

    Si thesar ju mbaj në zemër,

    do t’ju mbroj nga çdo rrezik.