Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Një sirtar që mund ta hapë vetëm Jehovai’

‘Një sirtar që mund ta hapë vetëm Jehovai’

‘Një sirtar që mund ta hapë vetëm Jehovai’

▪ Në vitin 2007, Erikës gjashtëvjeçare dhe Matias katërvjeçar u vdiq i ati. Megjithatë, fëmijëve ua ka lehtësuar disi dhembjen shpresa e ringjalljes.—Veprat 24:15.

Erikës i pëlqen t’u flasë të tjerëve për shpresën e saj nga Bibla, sidomos në shkollën ku shkon, në Sicili. Për shembull, kur një shoqe, Beatriçja, i tha se tani babai i saj ishte në qiell, Erika me butësi iu përgjigj se Bibla thotë ndryshe. «Po atëherë, ku është?»—e pyeti Beatriçja.

«Në varr»,—iu përgjigj Erika. Beatriçja tani donte të dinte ç’është varri.

Erika i shpjegoi: «Është si një sirtar që hapet e mbyllet. Vetëm se, po u mbyll ky sirtar, s’e hapim dot më. Mund ta hapë vetëm Jehovai kur të vijë bota e re.»

Pastaj, Erika i shpjegoi Beatriçes se Jehova është emri i Perëndisë, se ai do të sjellë parajsën në tokë, se nuk do të ketë më sëmundje dhe të vdekurit do të kthehen në jetë. Në fund, i tha t’i kërkonte leje mamasë që të merrte si dhuratë një libër që flet për këto gjëra.

Kur Beatriçja e siguroi se mamaja ia dha lejen, Erika i dha librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Ajo vazhdon t’u flasë të tjerëve për gjërat që mëson nga Bibla. I ka dhënë një libër të tillë edhe mësueses.

Natyrisht, Erika dhe vëllai i vogël hera-herës trishtohen që nuk e kanë më babanë. Por shpresa e ringjalljes i bën të ndihen më mirë. Këta fëmijë, ashtu si shumë të tjerë përreth botës, falënderojnë Jehovain, Perëndinë që sjell ngushëllim të vërtetë.—Mateu 21:16; 2 Korintasve 1:3, 4.

Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me ilustrime të bukura dhe me 256 faqe, i cili ka të njëjtin format si kjo revistë. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën e mëposhtme ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.