Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush e bëri i pari?

Kush e bëri i pari?

Kush e bëri i pari?

NË VITIN 1973, dr. Martin Kuperi ishte i pari që tregoi si funksiononte celulari. Ky mjet kishte një bateri, një radio dhe një mikroprocesor (minikompjuter). Njujorkezët shqyen sytë të mahnitur kur panë Kuperin që telefonoi në rrugë. Por kjo shpikje u arrit vetëm ngaqë, në vitin 1800, Aleksandër Volta kishte shpikur një bateri që mbante. Gjithashtu, në vitin 1876 ishte shpikur telefoni, në vitin 1895 radioja dhe në vitin 1946 kompjuteri. Si përfundim, shpikja e mikroprocesorit në vitin 1971 bëri të mundur celularët. Sidoqoftë mund të pyesim: «A ishte vërtet diçka e re komunikimi me pajisje të sofistikuara?»

Një mjet komunikimi që shpesh kalohet pa u vënë re, është vetë zëri i njeriut. Për drejtimin e organeve të të folurit marrin pjesë më shumë se gjysmë miliardi neurone të zonës kortikale lëvizore, ajo pjesë e kores së trurit që komandon muskujt. Veç kësaj, rreth 100 muskuj vënë në punë mekanizmat e ndërlikuar të gjuhës, buzëve, nofullës, fytit dhe kraharorit.

Edhe veshi është pjesë e të njëjtit sistem komunikimi. Ai i kthen tingujt në impulse elektrike që përpunohen nga truri. Truri analizon tingujt, që t’i njohim njerëzit nga timbri i zërit. Gjithashtu, truri llogarit sa të milionta pjesë të sekondës njëri vesh e kap tingullin para tjetrit, e kështu përcakton saktësisht nga vjen tingulli. Këto janë vetëm dy veçori që bëjnë të mundur të përqendrohesh vetëm te një person, ndonëse mund të jenë duke folur edhe të tjerë.

Pra, komunikimi i sofistikuar me valë (i pajisur me kujtesë për njohjen e numrit të telefonuesit) nuk është diçka e re. Së pari e gjejmë në botën e gjallë, në natyrë.

[Diagrami dhe figurat në faqen 3]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

1800

Bateria e Voltës

1876

Telefoni

1971

Mikroprocesori

1973

Dr. Martin Kuperi shpik celularin

[Burimi]

Dr. Kuperi dhe celulari: © Mark Berry

[Figurat në faqen 2]

Në të djathtë të faqes 2, nga poshtë lart, persona që paraqitin: Gulielmo Markonin me pajisjen e tij të radios; Tomas Edisonin me llambën elektrike; Granvil T. Udsin, shpikës për mjetet e komunikimit; vëllezërit Rajt me aeroplanin e tyre «Flyer», 1903