Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Qëndroni pranë Jehovait!»

«Qëndroni pranë Jehovait!»

«Qëndroni pranë Jehovait!»

Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait

● Mijëra kongrese të tilla triditore, që janë programuar të fillojnë në Shtetet e Bashkuara në fundjavën e 21-23 majit, do të mbahen edhe anembanë botës muajt në vijim. Programi në Shqipëri do të fillojë çdo ditë në orën 9.20 me muzikë. Tema për ditën e premte është «Për mua, është gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë» dhe bazohet te Psalmi 73:28. Pas fjalimit të drejtuesit të kongresit, programi do të vazhdojë me fjalimet «Kongreset na ndihmojnë të qëndrojmë pranë Jehovait» dhe «‘Biri dëshiron ta zbulojë Atin’». Pastaj në simpoziumin me temë «Imitoni ata që mbajtën një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain» do të shqyrtohet si e bënë këtë Abrahami, Rutha, Hezekia dhe Maria. Programi i paradites do të mbyllet me fjalimin kyç «Si na afrohet Jehovai?»

Programi i së premtes pasdite do të nisë me pjesën «Përgjigje për pyetjet rreth Jehovait» e do të vazhdojë me fjalimet «Lejoni që disiplina e Jehovait t’ju modelojë» dhe «Asnjëherë mos ‘u tërboni kundër Jehovait’». Më pas do të mbahet simpoziumi me pesë pjesë «Komunikimi i ndihmon familjet të qëndrojnë pranë Jehovait». Këto pjesë titullohen: «Jehovai, Komunikuesi i Madh», «Burra, komunikoni me gratë tuaja!», «Gra, komunikoni me burrat tuaj!» «Prindër, komunikoni me fëmijët tuaj!» dhe «Fëmijë, komunikoni me prindërit!» Sesioni i pasdites do të mbyllet me fjalimin e veçantë: «Krijimi zbulon ‘Perëndinë e gjallë’!»

Tema e së shtunës që bazohet te Proverbat 3:32 është «Të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të». Gjatë simpoziumit me temë «Ndihmojini njerëzit ‘të pajtohen me Perëndinë’» do të ndiqni pjesët «Të ndarë nga Perëndia e të pashpresë», «Ai i pyeti», «Përmbushni rolin tuaj si ndihmësungjillëzues», «Fitojini nëpërmjet sjelljes së shkëlqyer» dhe «Ngulmoni me zell në përpjekjet tuaja». Pas fjalimeve me temë «Shërbimi i plotkohor të forcon marrëdhënien me Jehovain» dhe «Ata që e duan Jehovain ‘s’ka gjë që t’i pengojë’», sesioni do të përfundojë me fjalimin e pagëzimit. Pastaj ata që janë kualifikuar do të kenë mundësi të pagëzohen.

Pikë e rëndësishme e programit të së shtunës pasdite do të jetë simpoziumi me temë «Mos lejoni asgjë t’ju distancojë nga Jehovai». Ai do të ketë tetë pjesë: «Orvatjet tinëzare të Satanait», «Krenaria», «Paraja», «Shëndeti», «Karriera», «Zbavitja», «Familja» dhe «Teknologjia». Pastaj do të vijojë një dramë e incizuar me titull: «Mos u ligështoni kur Jehovai ju ndreq!» Programi i ditës do të mbyllet me fjalimin «Qëndroni pranë Jehovait, siç bëri Jeremia».

Tema e së dielës që bazohet te Josiu 23:8 është «Duhet të qëndroni të lidhur me Jehovain». Pas këngës dhe lutjes hapëse të paradites, simpoziumi «Të vlerësojmë personalitetin tërheqës të Jehovait» do të shqyrtojë tetë prej cilësive të tij: «I afrueshëm», «Empatik», «Mirënjohës», «Bujar», «I paanshëm», «Falës», «I arsyeshëm» dhe «Besnik». Pastaj do të vijojë fjalimi publik: «Si mund t’i afroheni Perëndisë?» Sesioni i paradites do të mbyllet me përmbledhjen e studimit javor të Kullës së Rojës.

Një vend të veçantë në programin e së dielës do të zërë drama me ngjarje nga shekulli i parë. Ajo bën fjalë për ikjen e të krishterëve nga Jerusalemi dhe mban titullin «‘Ecni me anë të besimit, jo me anë të asaj që shihet’». Pas saj, kongresi do të mbyllet me fjalimin «Qëndroni ‘në vendin e fshehtë të Më të Lartit’».

Planifiko të jesh i pranishëm. Për të mësuar se ku do të mbahet kongresi në zonën tënde, informohu në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarët të Jehovait ose shkruaju botuesve të kësaj reviste. Në revistën Kulla e Rojës të 1 marsit që shoqëron revistën tonë, tregohet lista e vendeve ku do të mbahen kongreset në Shqipëri dhe Kosovë.