Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Ku ndryshojnë?

A mund t’i gjeni tri ndryshimet mes figurës A dhe B? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësoni figurat duke i ngjyrosur.

E DHËNË: lexoni Daljen 25:23, 30, 31, 37; 30:1-7; Levitikun 24:5, 6.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

4. Cila figurë është e saktë, figura A apo B?

PËR TË DISKUTUAR:

Çfarë duhej të bënin priftërinjtë para se të kryenin shërbimet në tabernakull?

E DHËNË: lexoni Daljen 30:17-21.

Sa rëndësi ka pastërtia juaj nëse dëshironi t’u pëlqeni prindërve dhe Jehovait? Përveç pastërtisë fizike, në ç’drejtim tjetër duhet të jeni të pastër?

E DHËNË: lexoni 1 Korintasve 6:9-11; 2 Korintasve 7:1.

AKTIVITET SI FAMILJE:

Çdo pjesëtar i familjes të bëjë kërkime për ‘Vendin e Shenjtë’ në tabernakull. (Hebrenjve 9:2) Pastaj mblidhuni së bashku dhe tregoni një gjë të re që keni mësuar.

E DHËNË: lexoni Psalmin 119:105; 141:2; Mateun 4:4; Gjonin 4:34; Zbulesën 8:4.

Koleksiononi e mësoni

Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni

FLETË BIBLIKE 9 JEREMIA

PYETJE

A. Cilët janë katër librat që Jehovai përdori Jereminë për t’i shkruar?

B. E vërtetë apo e rreme? Jeremia qëndroi beqar.

C. Plotësoni fjalët e Jeremisë: «Fjala e [Perëndisë] ishte në zemrën time si . . . »

[Tabela]

4026 p.e.s. Krijohet Adami

Jetoi rreth viteve 650 p.e.s.

1 i e.s.

98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës

[Harta]

Jetoi në Jerusalem. Shkoi deri në lumin Eufrat dhe në Egjipt​—Jeremia 13:1-9; 43:8-13

Jerusalem

Eufrat

EGJIPT

JEREMIA

TË DHËNA:

U zgjodh si profet para se të lindte. (Jeremia 1:1-5) Jeremia i shërbeu Perëndisë me besnikëri për më tepër se 65 vjet. Edhe pse ai ndihej i papërvojë dhe kishte frikë të fliste, Jehovai i tha: «Mos ki frikë . . . , sepse unë jam me ty për të të çliruar.»​—Jeremia 1:6-8.

PËRGJIGJE

A. Libri i parë dhe i dytë i Mbretërve, libri i Jeremisë dhe i Vajtimeve.

B. E vërtetë.​—Jeremia 16:1-4.

C. «. . . një zjarr përvëlues i mbyllur në kockat e mia.»​—Jeremia 20:9.

Popuj dhe vende

5. Më quajnë Xhefri. Jam 9 vjeç dhe jetoj në Fixhi. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Fixhi? 500, 2.500 apo 10.500?

6. Cila pikë tregon vendin ku jetoj unë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Fixhit jeni.

A

B

C

Ç

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Me fjalët tuaja, përshkruani çfarë shikoni te figurat.

● Përgjigjet e rubrikës «BASHKËBISEDIM SI FAMILJE» janë në faqen 27

PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31

1. Numri i llambave mbi shandan.

2. Numri i bukëve të paraqitjes.

3. Brirët që dalin nga qoshet e altarit të temjanit.

4. A.

5. 2.500.

6. Ç.