Veza e shpendëve
A është projektuar?
Veza e shpendëve
● Veza e shpendëve është quajtur «një mrekulli paketimi». Përse?
Shqyrtoni faktet: Megjithëse është e ngurtë, lëvozhga e vezës së pulës e pasur me kalcium, mund të ketë deri në 8.000 pore mikroskopike. Kjo bën të mundur që të hyjë oksigjeni dhe të dalë dyoksidi i karbonit—një shkëmbim shumë i rëndësishëm për frymëmarrjen e embrionit. E megjithatë, lëvozhga dhe disa membrana nuk lejojnë që të hyjnë mikrobet dhe të infektojnë embrionin. Albumina, një substancë si xhelatinë me përmbajtje të lartë uji, i jep vezës mundësinë të amortizojë goditjet.
Studiuesit duan të imitojnë ndërtimin e vezës për të krijuar produkte me mbrojtje më të mirë ndaj goditjeve dhe që mund të mbrojnë frutat nga bakteret dhe parazitët. Megjithatë, siç shkruan edhe Mariana Bota Dineri në revistën Vivai, «nuk është e lehtë të kopjosh natyrën». Ajo shprehet se përpjekjet e deritanishme kanë qenë të dëmshme për mjedisin.
Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë veza e shpendëve, kjo «mrekulli paketimi», apo është projektuar?
[Diagrami në faqen 28]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
NË BRENDËSI TË VEZËS
Lëvozhga
E verdha e vezës
Kalaza (mban në qendër të verdhën e vezës)
Membrana e jashtme
Membrana e brendshme
Blastodisku (fillesa e embrionit)
Albumina e hollë
Albumina e trashë
Qeska e ajrit