Një vështrim rreth botës
Izrael
Fëmijët «e lindur me një defekt që mund të ishte diktuar me anë të ekografisë në shtatzëni», nuk mund t’i paditin më autoritetet e mjekësisë për «pakujdesi me pasojë jetën», siç thuhet në Haaretz.com. Megjithatë, prindërit mund t’i paditin për «pakujdesi me pasojë lindjen», që të kërkojnë dëmshpërblim për «shpenzimet shtesë të rritjes së një fëmije me kufizime dhe të plotësimit të nevojave [të tij] gjatë gjithë jetës».
Australi
Në Australi, 8 në 10 çifte bashkëjetojnë para se të martohen.
Greqi
Statistikat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e Greqisë tregonin një rritje prej 40 për qind të vetëvrasjeve në Greqi gjatë pesë muajve të parë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010-s. Kjo rritje përkonte me fillimin e krizës së fundit financiare.
Shtetet e Bashkuara
Sipas Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, gati 40 për qind e ushqimeve në mbarë vendin shpërdorohet. Për shembull, është llogaritur se rreth 7 për qind e të mbjellave nuk mblidhen kurrë, rreth 17 për qind e ushqimeve që serviren në restorante e lokale mbeten pa ngrënë dhe se familjet hedhin rreth 25 për qind të ushqimeve që blejnë.
Madagaskar
Kameleoni më i vogël në botë u zbulua kohët e fundit në Madagaskar. Kjo hardhucë e vockël ngjyrë kafe, që rritet deri në 29 milimetra, mund të rehatohet mbi thuan tënd. Për shkak të rreziqeve që i kanosen habitatit të saj, kjo kafshë mund të jetë në prag të zhdukjes.