Një vështrim rreth botës
Botë
Çrrënjosja e urisë nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e ushqimit. Sipas llogaritjeve, sot fermerët prodhojnë ushqim të mjaftueshëm për 12 miliardë njerëz—5 miliardë më shumë se popullsia aktuale e planetit tonë. Problemet lidhen më tepër me fitimin, shpërndarjen dhe shpërdorimin.
Britani dhe Shtetet e Bashkuara
Thuajse çereku (24 për qind) i nëpunësve të financës që u anketuan, mendojnë se «mund të jetë e nevojshme të përfshihen në sjellje të pamoralshme ose të paligjshme që të jenë të suksesshëm». Gjashtëmbëdhjetë për qind pranuan se do ta bënin një krim «nëse do t’ia hidhnin pa u lagur».
Argjentinë
Në Argjentinë, 3 në 5 mësues kërkojnë leje për shkak të stresit ose të dhunës në vendin e punës.
Koreja e Jugut
Së shpejti, individët që jetojnë vetëm do të jenë lloji më i zakonshëm «i familjeve» në Korenë e Jugut.
Kinë
Mendohet se dy të tretat e qyteteve të Kinës nuk do t’i plotësojnë standardet e reja qeveritare për cilësinë e ajrit, që do të hyjnë në fuqi më 2016. Veç kësaj, cilësia e ujit të nxjerrë nga shumica e burimeve nëntokësore është klasifikuar si «e keqe ose jashtëzakonisht e keqe».