Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Brazil

Një vizitë në Brazil

Gjella e shijshme fezhuada është një gatim tradicional brazilian

Një tukan

BRAZILI në fillim banohej nga njerëz që merreshin me gjueti dhe ushqeheshin me frytet që u falte natyra. Të tjerë merreshin me bujqësi. Eksploruesit portugezë ishin katolikë, kështu më vonë u ndërtuan shumë kisha të vogla e të mëdha, disa prej të cilave të stolisura me gdhendje druri mjaft të përpunuara dhe të veshura me ar.

Nga mesi i shekullit të 16-të deri në mes të shekullit të 19-të, anijet e skllevërve sollën në Brazil rreth katër milionë afrikanë për të punuar në ara. Këta kishin ritet e tyre që më vonë u bënë fe afro-braziliane të tilla, si makumba dhe sekti kandombla. Ndikimi afrikan shihet qartë në muzikën, kërcimin dhe ushqimin brazilian.

Fezhuada tradicionale, varianti i një gatimi portugez, është gjellë me mish e fasule që shërbehet me oriz dhe lakra foragjere. Në shekullin e 19-të dhe të 20-të, në vend erdhën miliona emigrantë nga Evropa (kryesisht Gjermania, Italia, Polonia e Spanja), Japonia dhe zona të tjera.

Sot, anekënd Brazilit ka rreth 750.000 Dëshmitarë të Jehovait në më tepër se 11.000 kongregacione. Ata drejtojnë mbi 800.000 studime biblike. Për të siguruar vende për mbledhjet e tyre, 31 skuadra ndërtimi udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin që të bashkëpunojnë me Dëshmitarët vendës për të ndërtuar dhe riparuar çdo vit rreth 250 deri 300 Salla Mbretërie. Që nga marsi i vitit 2000, kanë përfunduar 3.647 projekte të tilla.

A E DIJE?

Lumi Amazona derdh sasinë më të madhe të ujit se çdo lumë tjetër dhe është i gjatë afro 6.400 kilometra

Në pellgun lumor të Amazonës gjendet sipërfaqja më e madhe e pyjeve të shiut