Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE

Një faqe Interneti unike

Një faqe Interneti unike
  • LEXO Biblën në rreth 50 gjuhë dhe botime të bazuara në Bibël në më tepër se 500 gjuhë.

  • SHIH materiale në afro 70 gjuhë të shenjave.

  • LUNDRO në sit në qindra gjuhë.

  • DËGJO audiodrama që paraqesin ngjarje emocionuese nga Bibla.

  • SHIH se si ngjarjet biblike marrin jetë në formën e tregimeve me vizatime.

  • SHIH drama biblike dhe video që do të të ndihmojnë të përballosh vështirësitë.

  • SHKARKO libra në format elektronik, artikuj nga revistat dhe materiale audio, të gjitha falas.

  • KËRKO tema të larmishme te BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower—porta drejt një thesari njohurish, që disponohet në mbi 100 gjuhë.

 PËR ÇIFTET

«Dua të kem familje të lumtur. Kohët e fundit, unë dhe gruaja kemi kaluar një periudhë të vështirë, sidomos pasi u bëmë me fëmijë. Kishim vërtet nevojë për ndihmë»

BIBLA THOTË:

«Me anë të mençurisë do të ndërtohet shtëpia, dhe me anë të aftësisë dalluese do të bëhet e patundur.»Proverbat 24:3.

VEÇORI TË DOBISHME TË FAQES SË INTERNETIT

Pjesa «Çiftet dhe prindërit» të ndihmon në fusha të tilla, si:

  • Përballimi i vitit të parë të martesës

  • Marrëdhëniet me prindërit e bashkëshortit

  • Disiplinimi i fëmijëve

  • Grindjet

  • Problemet me paratë

(Shih te MËSIME BIBLIKE > ÇIFTET DHE PRINDËRIT)

Sekreti i lumturisë familjare është një ­libër që flet për një sërë temash familjare, duke filluar që nga parapërgatitja për martesë kur je beqar e deri te përkujdesja për prindërit e moshuar.

(Shih te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA)

 PËR PRINDËRIT

«Për mua, fëmijët janë gjëja më e rëndësishme. Dua që kur të rriten, të jenë të matur dhe të përgjegjshëm»

BIBLA THOTË:

«Stërvite djalin në udhën e drejtë. Edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.»Proverbat 22:6.

VEÇORI TË DOBISHME TË FAQES SË INTERNETIT

Pjesa «Fëmijët» përmban tregime biblike me vizatime, fletë për të vizatuar e mësuar, video dhe mësime biblike që të ndihmojnë t’i mësosh fëmijët . . .

  • të jenë të bindur

  • të tregohen të mirë

  • të shkojnë mirë me njëri-tjetrin

  • të thonë: «Faleminderit!»

(Shih te MËSIME BIBLIKE > FËMIJËT)

Libri im i tregimeve biblike dhe Të mësojmë nga Mësuesi i Madh janë libra me ilustrime të bukura të bërë enkas që t’i lexosh me fëmijët.

(Shih te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA)

 PËR ADOLESHENTËT

«Do të doja ca sugjerime për shkollën, marrëdhëniet me prindërit, me miqtë dhe me seksin tjetër. Nuk jam më fëmijë, ndaj nuk dua të më mbajnë leksione»

BIBLA THOTË:

«Zemra të sjelltë gëzim në ditët e djalërisë.»Eklisiastiu 11:9.

VEÇORI TË DOBISHME TË FAQES SË INTERNETIT

Pjesa «Adoleshentët» ka artikuj dhe video që të ndihmojnë . . .

  • nëse ndihesh i vetmuar

  • nëse ke probleme në shkollë

  • nëse ke thyer një rregull të familjes

  • nëse të bien në qafë «të fortët» ose has ngacmime seksuale

(Shih te MËSIME BIBLIKE > ADOLESHENTËT)

Vëllimet 1 dhe 2 të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike trajtojnë 77 pyetje të rëndësishme që bëhen më shpesh.

(Shih te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA)

 PËR ATA QË DUAN TË MËSOJNË RRETH BIBLËS

«Do të doja ta kuptoja Biblën. Nga t’ia filloj?»

BIBLA THOTË:

«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar.»2 Timoteut 3:16.

VEÇORI TË DOBISHME TË FAQES SË INTERNETIT

Bibla Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re është një përkthim i saktë dhe i lehtë për t’u lexuar.

(Shih te BOTIME > BIBLA)

Pjesa «Përgjigje për pyetje biblike» jep përgjigje të qarta duke filluar nga pyetje, si «A duhet t’ia hedhim fajin Perëndisë për vuajtjet?» e deri te «Pse vdesin njerëzit?»

(Shih te MËSIME BIBLIKE > PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE)

Faqja «Kërko një studim biblik falas» të jep mundësi të bësh falas kursin biblik që ofrojmë ne.

(Kliko mbi linkun «Kërko një studim biblik» në faqen kryesore)

«E lashë leximin e Biblës sepse nuk arrija ta kuptoja. Por, kur e studiova me ndihmën e librit ‘Çfarë mëson vërtet Bibla?’, u habita se sa e thjeshtë dhe e qartë është Bibla.»—Kristina.

Rreth 700.000 njerëz e vizitojnë çdo ditë sitin jw.org. Pse të mos e vizitosh edhe ti?