Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut—Familja

Në vëmendje të publikut—Familja

Familjet hasin shumë probleme, por mençuria biblike që nuk njeh kohë, i ndihmon t’i zgjidhin këto probleme dhe të jenë të forta.

Afrikë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nënat duhet të fillojnë t’i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri brenda një ore pas lindjes dhe të përdorin vetëm këtë lloj qumështi për gjashtë muaj. Megjithëse kjo dihet, një këshilltar i UNICEF-it (Regional Nutrition Adviser for Eastern and Southern Africa) pohon se reklamat e gënjeshtërta vazhdojnë të propagandojnë se «qumështi formulë për foshnjat është po aq i mirë sa qumështi i gjirit».

ÇFARË THOTË BIBLA: «Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.»Proverbat 14:15.

Kanada

Disa studiues në Monreal mendojnë se fëmijët e rritur nga prindër autoritarë, domethënë që u diktojnë rregulla strikte pa u treguar shumë dashuri, janë 30 për qind më të prirur të bëhen obezë sesa fëmijët e rritur nga prindër që ruajnë ekuilibrin midis dashurisë dhe disiplinës.

A E DINI? Modeli prindëror më i mirë për fëmijët është dokumentuar në Bibël shekuj më parë.Kolosianëve 3:21.

Holandë

Një studim i bërë me familje holandeze ku të dy prindërit punojnë, ka zbuluar se prindërit që nuk e përziejnë fare punën me familjen kanë marrëdhënie më të mirë me fëmijët sesa prindërit që e përziejnë punën me përgjegjësitë familjare. Për shembull, telefonatat e punës të bëra nga shtëpia jashtë orarit të punës i pengojnë prindërit t’u kushtojnë fëmijëve vëmendjen e duhur.

PËR TË MENDUAR: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar [të përshtatshme].»Eklisiastiu 3:1.