Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Aftësia e trupit të njeriut për të shëruar plagët

Aftësia e trupit të njeriut për të shëruar plagët

NDËR mekanizmat e shumtë që mundësojnë jetën njerëzore, është edhe aftësia e trupit për të shëruar plagët dhe për të ripërtërirë indet e dëmtuara. Procesi fillon sapo ndodh një dëmtim.

Shqyrto faktet: Procesi i shërimit bëhet i mundur falë funksioneve komplekse zinxhir të qelizave.

  • Pllakëzat ngjiten në inde përreth plagës, duke mpiksur gjakun dhe duke mbyllur enët e dëmtuara të gjakut.

  • Inflamacioni ose reagimi mbrojtës ndaj infeksioneve mbron dhe heq çdo «mbetje» që shkakton dëmtimi.

  • Brenda pak ditëve, trupi nis të zëvendësojë indet e dëmtuara, duke mbyllur plagën dhe duke riparuar enët e dëmtuara të gjakut.

  • Së fundi, indi lidhor rimodelon dhe forcon zonën e dëmtuar.

Të frymëzuar nga mpiksja e gjakut, studiuesit po zhvillojnë lëndë plastike që mund «të shërohen» vetë. Materiale të tilla rigjeneruese kanë tuba paralelë tepër të vegjël, të cilët përmbajnë dy lëndë kimike që i derdhin kur ndodh një dëmtim. Sapo përzihen, dy lëndët kimike formojnë një përbërje xhelatinoze që shpërndahet në gjithë zonën e dëmtuar, duke mbyllur kështu të çarat dhe vrimat. Kur ngurtësohet, kjo lëndë xhelatinoze formon një substancë të qëndrueshme që ka forcën fillestare të materialit. Një studiues pranon se ky proces shërimi sintetik që është në zhvillim e sipër, «të sjell ndër mend» atë që tashmë ekziston në natyrë.

Si mendon? A erdhi me evolucion aftësia e trupit për të shëruar plagët? Apo është projektuar?