Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Emri i Perëndisë (i theksuar) në një dorëshkrim të lashtë të Biblës

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

A ka emër Zoti?

DISA THONË se ai nuk ka emër, të tjerë thonë se quhet Perëndi ose Zot, kurse të tjerë thonë se ka dhjetëra emra. Po ti, si mendon?

BIBLA THOTË:

«Vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.»​—Psalmi 83:18.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Megjithëse ka shumë tituj, Zoti i ka vënë vetes vetëm një emër.​—Dalja 3:15.

  • Zoti nuk është mister; ai dëshiron që ta njohim.​—Veprat 17:27.

  • Hapi i parë për t’u bërë miq të Perëndisë, është të dimë emrin e tij.​—Jakovi 4:8.

A është e gabuar ta shqiptojmë emrin e Perëndisë?

SI MENDON?

  • Po

  • Jo

  • Varet

BIBLA THOTË:

«Mos e zër në gojë kot emrin e Jehovait, Perëndisë tënd.» (Dalja 20:7) I vetmi rast kur është e gabuar ta përdorim emrin e Perëndisë, është kur e përdorim pa respekt.​—Jeremia 29:9.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Jezui e dinte dhe e përdorte emrin e Zotit.​—Gjoni 17:25, 26.

  • Perëndia na fton t’i drejtohemi me emër.​—Psalmi 105:1.

  • Armiqtë e Perëndisë bëjnë përpjekje që njerëzit ta harrojnë emrin e tij.​—Jeremia 23:27.