Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bekime të përhershme nga një Perëndi i dashur

Bekime të përhershme nga një Perëndi i dashur
  • A ta do zemra të jetosh në një botë pa luftëra, dhunë dhe konflikte?

  • A do të doje të mos kishte më sëmundje, vuajtje dhe vdekje?

  • A ëndërron të jesh i lirë nga ankthet dhe shqetësimet?

  • A dëshiron të jetosh në një vend që nuk rrezikon të shkretohet nga fatkeqësitë natyrore?

Perëndia ynë i dashur, Krijuesi i planetit tonë të bukur, ka premtuar ta bekojë njerëzimin me kushte të këndshme e paqësore përgjithmonë. Kjo nuk është thjesht një ëndërr.

Në artikujt në vijim, të ftojmë të shqyrtosh:

  • Si ndihet Krijuesi i Gjithësisë për njerëzit?

  • Çfarë na thotë Fjala e shkruar e Perëndisë?

  • Çfarë na kanë zbuluar profetët e Perëndisë për bekimet e premtuara?

  • Si na ndihmon Perëndia të jemi të lumtur sot e në të ardhmen?

Fillimisht të shqyrtojmë si e tregon Krijuesi merakun e tij të dashur për njerëzimin.