Si mund t’ju ndihmojnë shenjtorët e vërtetë?
Si mund t’ju ndihmojnë shenjtorët e vërtetë?
NË SHKRIME, fjala greke e përkthyer «shenjtor» në disa versione mund të përkthehet «i shenjtë». Për kë përdorej ky term? Në fjalorin An Expository Dictionary of New Testament Words vërehet: «Në numrin shumës, kur i referohet besimtarëve, me këtë term quhen të gjithë besimtarët. Ai nuk zbatohet vetëm ndaj individëve me shenjtëri të jashtëzakonshme ose ndaj atyre që kanë vdekur dhe u karakterizuan nga vepra të jashtëzakonshme shenjtërie.»
Prandaj apostulli Pavël i quajti të gjithë të krishterët e hershëm shenjtorë të vërtetë ose të shenjtë. Për shembull, në shekullin e parë të e.s. ai i shkroi një letër «kongregacionit të Perëndisë që është në Korint, bashkë me gjithë të shenjtët që janë në mbarë [provincën romake] Akainë». (2 Korintasve 1:1) Më vonë Pavli shkroi një letër ‘për të gjithë ata që janë në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë’. (Romakëve 1:7, Dio) Ata të shenjtë pa dyshim që nuk kishin vdekur ende, as nuk ishin shquar më shumë se pjesa tjetër e besimtarëve për ndonjë virtyt të jashtëzakonshëm. Mbi ç’bazë shquheshin si shenjtorë?
Të shenjtëruar nga Perëndia
Fjala e Perëndisë tregon se një individ nuk shpallet i shenjtë nga njerëzit ose nga një organizatë. Në Shkrime thuhet: «Ai [Perëndia] na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo për shkak të veprave tona, por për shkak të vetë qëllimit dhe dashamirësisë së pamerituar të tij.» (2 Timoteut 1:9) Një individ shenjtërohet për shkak të thirrjes së Jehovait, sipas dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë dhe në përputhje me qëllimin e Tij.
Të shenjtët e kongregacionit të krishterë bëjnë pjesë në ‘një besëlidhje të re’. Gjaku i derdhur i Jezu Krishtit e bën të vlefshme këtë besëlidhje dhe i shenjtëron ata që bëjnë pjesë në të. (Hebrenjve 9:15; 10:29; 13:20, 24) Të pastruar në sytë e Perëndisë, ata janë ‘një priftëri e shenjtë dhe ofrojnë sakrifica frymore të pranueshme për Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit’.—1 Pjetrit 2:5, 9.
Lutjet ndaj shenjtorëve e ndërmjetësimi i tyre
Me besimin se «shenjtorët» mund të japin fuqi të veçantë, miliona besimtarë i përnderojnë duke përdorur sende që u përkitnin shenjtorëve ose duke iu lutur atyre si ndërmjetës. A e mëson Bibla këtë? Në Predikimin në Mal, Jezui i mësoi ithtarët e tij se si t’i afroheshin Mateu 6:9) Me të drejtë lutjet i drejtohen vetëm Perëndisë Jehova.
Perëndisë, duke thënë: «Ju, pra, duhet të luteni në këtë mënyrë: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.’ » (Në përpjekje për të mbështetur ndërmjetësinë e «shenjtorëve», disa teologë citojnë Romakëve 15:30, ku lexojmë: «O vëllezër, ju nxit nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe nëpërmjet dashurisë së frymës, që të përpiqeni bashkë me mua në lutjet drejtuar Perëndisë për mua.» A po i nxiste Pavli ata besimtarë që për t’iu afruar Perëndisë t’i luteshin atij ose në emër të tij? Jo. Edhe pse në Bibël nxiten lutjet e bëra për shenjtorët e vërtetë, ose të shenjtët, në asnjë vend Perëndia nuk na urdhëron t’u lutemi atyre drejtpërdrejt ose të lutemi nëpërmjet tyre.—Filipianëve 1:1, 3, 4.
Megjithatë, Perëndia ka caktuar një Ndërmjetës për lutjet tona. «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta,—tha Jezu Krishti.—Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.» Jezui pohoi gjithashtu: «Çfarëdo që të kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj, që Ati të marrë lavdi në lidhje me Birin. Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj.» (Gjoni 14:6, 13, 14) Mund të jemi të sigurt se Jehovai është i gatshëm për të dëgjuar lutjet e bëra në emër të Jezuit. Për Jezuin në Bibël thuhet: «Ai është edhe në gjendje t’i shpëtojë plotësisht ata që i afrohen Perëndisë nëpërmjet tij, sepse është gjithmonë gjallë për të ndërmjetësuar për ta.»—Hebrenjve 7:25.
Nëse Jezui është i gatshëm për të ndërmjetësuar për ne, përse adhuruesit e të ashtuquajturit krishterim u luten shpesh «shenjtorëve»? Në librin e tij The Age of Faith (Epoka e besimit), historiani Uill Durant zbulon origjinën e kësaj praktike. Pasi vëren se Perëndia i Plotfuqishëm përnderohej me frikë kurse Jezui dukej më i afrueshëm, Duranti pohon: «Vështirë që dikush të guxonte të fliste [me Jezuin] drejtpërdrejt pasi të kishte shpërfillur tërësisht fjalët e famshme në fillim të Predikimit në Mal. Dukej më e mençur nëse dikush ia parashtronte lutjen një shenjtori që ishte e sigurt se ishte në qiell, sepse ishte shpallur shenjtor nga kisha, dhe të kërkonte që ai ose ajo të ndërmjetësonte mes tij dhe Krishtit.» A janë të justifikuara këto
shqetësime në lidhje me lutjet që i drejtojmë Perëndisë nëpërmjet Krishtit?Bibla na mëson se me anë të Jezuit mund të kemi ‘çiltërsi fjale dhe mundësi për t’iu afruar me siguri’ Perëndisë në lutje. (Efesianëve 3:11, 12) Perëndia i Plotfuqishëm nuk është tepër larg nga njerëzimi që të mos dëgjojë lutjet tona. Psalmisti David u lut i sigurt: «O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijë çdo njeri.» (Psalmi 65:2, BR) Në vend që të japë fuqi nëpërmjet sendeve të «shenjtorëve» të vdekur, Jehovai derdh frymën e tij të shenjtë mbi ata që e kërkojnë atë me besim. Jezui bëri këtë arsyetim: «Nëse ju, edhe pse jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, sa më shumë akoma Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!»—Luka 11:13.
Roli i të shenjtëve
Të shenjtët, të cilëve Pavli u shkroi letra, vdiqën shekuj më parë dhe me kalimin e kohës do të merrnin «kurorën e jetës», një ringjallje në qiell. (Zbulesa 2:10) Adhuruesit e Perëndisë Jehova e kuptojnë se përnderimi i këtyre shenjtorëve të vërtetë është jobiblik dhe nuk mund të sjellë mbrojtje nga sëmundjet, fatkeqësitë natyrore, paqëndrueshmëria ekonomike, mosha e thyer ose vdekja. Prandaj mund të pyesni: ‘A kujdesen vërtet për ne të shenjtët e Perëndisë? A duhet të presim që të veprojnë në favorin tonë?’
Të shenjtët përshkruhen dukshëm në një profeci të dokumentuar nga Danieli. Në shekullin e gjashtë p.e.s., ai pa një vegim emocionues, përmbushja e të cilit arrin deri në ditët tona. Nga deti dolën katër bisha të frikshme që simbolizojnë qeveritë njerëzore, të cilat nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e vërteta të njerëzimit. Më pas Danieli profetizoi: «Pastaj shenjtorët e Shumë të Lartit do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnë përjetë, në përjetësi.»—Danieli 7:17, 18.
Pavli pohoi përsëri që kjo «trashëgimi për të shenjtët» është të jenë bashkëtrashëgimtarë me Krishtin në qiej. (Efesianëve 1:18-21) Gjaku i Jezuit u hapi rrugën 144.000 të shenjtëve që të ringjallen në lavdinë qiellore. Apostulli Gjon shpalli: «I lum dhe i shenjtë është kushdo që ka pjesë në ringjalljen e parë; vdekja e dytë nuk ka asnjë autoritet mbi këta, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të sundojnë si mbretër me të për një mijë vjetët.» (Zbulesa 20:4, 6; 14:1, 3) Në vegim Gjoni dëgjoi një mori krijesash qiellore që këndonin para Jezuit të ngritur në lavdi: «Me gjakun tënd bleve për Perëndinë njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb dhe i bëre të jenë një mbretëri dhe priftërinj për Perëndinë tonë dhe ata kanë për të sunduar si mbretër mbi tokën.» (Zbulesa 5:9, 10) Sa siguri na japin këto fjalë! Vetë Perëndia Jehova i ka zgjedhur me kujdes këta burra e gra. Për më tepër, ata kanë shërbyer me besnikëri në tokë, duke përballuar gati çdo problem që përjetojnë njerëzit. (1 Korintasve 10:13) Prandaj mund të jemi të sigurt se këta të shenjtë të ringjallur, ose shenjtorë, do të jenë sundimtarë të mëshirshëm dhe që na kuptojnë, që marrin parasysh dobësitë dhe kufizimet tona.
Bekime nën sundimin e Mbretërisë
Qeveria e Mbretërisë së shpejti do të ndërmarrë veprimin për të çliruar tokën nga ligësia dhe vuajtjet. Në atë kohë njerëzit do të afrohen me Perëndinë më shumë se kurrë më parë. Gjoni shkroi: «Atëherë, dëgjova një zë të fortë nga froni të thoshte: ‘Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzimin dhe ai do të banojë me ta, ndërsa ata do të jenë popujt e tij. Dhe vetë Perëndia do Zbulesa 21:3, 4.
të jetë me ta.’ » Kjo do t’i sjellë njerëzimit bekime të papërshkrueshme, pasi profecia vazhdon: «Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.»—Çfarë kohe që do të jetë ajo! Rezultatet e sundimit të përsosur të Jezu Krishtit dhe të 144.000 të shenjtëve përshkruhen më tej në këto fjalë të dokumentuara te Mikea 4:3, 4: «Ai [Jehovai] do të jetë gjyqtari midis shumë popujve dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta. Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj; një komb nuk do ta ngrerë më shpatën kundër tjetrit dhe nuk do të stërviten për luftë. Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet dhe askush nuk do t’i trembë më, sepse goja e Zotit të ushtrive foli.»
Ftesa për të marrë pjesë në këto bekime bëhet nga të shenjtët. Të simbolizuar nga një nuse, shenjtorët e vërtetë vazhdojnë të thonë: « ‘Eja!’» Shkrimi vazhdon: «Dhe kushdo që dëgjon, të thotë: ‘Eja!’ E kushdo që ka etje, le të vijë; kushdo që dëshiron të marrë falas ujin e jetës.» (Zbulesa 22:17) Çfarë përfshihet në «ujin e jetës»? Midis gjërave të tjera, njohuria e saktë për qëllimet e Perëndisë. Në një lutje drejtuar Perëndisë, Jezui tha: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Kjo njohuri mund të merret nëpërmjet studimit të rregullt të Biblës. Sa të lumtur mund të jemi që me anë të Fjalës së Perëndisë mund të dallojmë se kush janë në të vërtetë të shenjtët dhe të mësojmë se si Perëndia do t’i përdorë ata për dobinë e përhershme të njerëzimit!
[Figura në faqen 4]
Pavli u shkroi letra të frymëzuara shenjtorëve të vërtetë
[Figura në faqet 4, 5]
Apostujt besnikë të Jezuit u bënë shenjtorë të vërtetë ose të shenjtë
[Figura në faqen 6]
Mund t’i lutemi të sigurt Perëndisë me anë të Jezu Krishtit
[Figura në faqen 7]
Shenjtorët ose të shenjtët e ringjallur do të jenë sundimtarë të dhembshur mbi tokën