Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mbeti Juda e shkretuar?

A mbeti Juda e shkretuar?

A mbeti Juda e shkretuar?

BIBLA paratha se mbretëria e Judës do të shkatërrohej nga babilonasit dhe do të mbetej e shkretuar derisa të riktheheshin të mërguarit judenj. (Jeremia 25:8-11) Arsyeja më e fortë për të besuar se kjo profeci doli e vërtetë, është tregimi historik i frymëzuar nga Perëndia, i cili u shkrua rreth 75 vjet pasi grupi i parë i të mërguarve u rikthye në atdhe. Në tregim thuhet se mbreti i Babilonisë «mori robër në Babiloni ata që i shpëtuan shpatës. Këta u bënë shërbëtorët e tij dhe të bijve të tij deri kur filloi të sundonte fuqia mbretërore e Persisë». Kurse për vendin thuhet: «E mbajti sabatin gjatë gjithë ditëve që qe i shkretuar». (2 Kronikave 36:20, 21) A ka ndonjë dëshmi arkeologjike që e mbështet këtë?

Në revistën Biblical Archaeology Review, Efraim Sterni, profesor i arkeologjisë palestineze në Universitetin Hebre, thotë: «Qoftë asirianët, qoftë babilonasit plaçkitën pjesë të mëdha të Izraelit të lashtë, megjithatë provat arkeologjike nga periudhat pas pushtimeve të tyre flasin për dy histori të ndryshme.» Ai shpjegon: «Ndërkohë që asirianët lanë një gjurmë të qartë të pranisë së tyre në Palestinë, ka një boshllëk të çuditshëm pas shkatërrimit babilonas. . . . Deri në periudhën perse nuk gjejmë asnjë provë që vendi të jetë banuar. . . . Ka një boshllëk të plotë provash që të mund të japë këtë ide. Në gjithë këtë periudhë kohe nuk u banua as edhe një nga qytetet që shkatërruan babilonasit.»

Profesor Lorenc E. Stejxhëri, në Universitetin e Harvardit, është i një mendjeje. Ai thotë: «Në mbarë Filistinë dhe më vonë në mbarë Judën, nga politika e tokës së djegur [të mbretërve babilonas], në perëndim të lumit Jordan u krijua një shkreti e vërtetë.» Stejxhëri thotë më tej: «Vetëm me mbretërimin e Kirit të Madh, pasuesit pers të babilonasve, rifillon dokumentimi arkeologjik . . . në Jerusalem dhe në Judë, atdheu ku u rikthyen shumë të mërguar judenj.»

Po, fjala e Jehovait se Juda do të dergjej e shkretuar, u përmbush. Gjithçka që parathotë Perëndia Jehova del gjithnjë e vërtetë. (Isaia 55:10, 11) Mund të kemi besim të plotë te Jehovai dhe te premtimet e shkruara në Fjalën e tij, Biblën.—2 Timoteut 3:16.