Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Na detyroi të venim»

«Na detyroi të venim»

«Na detyroi të venim»

NË VENDET e Lindjes, mikpritja është e famshme. Për shembull, në Indi një familje mund të rrijë edhe pa ngrënë, vetëm e vetëm që të ushqejë një mysafir që ka ardhur papritur. Në Iran, gruaja e shtëpisë gjithnjë e mbush frigoriferin me ushqime, për të mirëpritur vizitorët që mund të vijnë papritur.

Kjo frymë bujare ishte e dukshme te shumë njerëz që përmenden në Bibël. Një shembull i jashtëzakonshëm është ai i Lidias, që ndoshta ishte një prozelite judeje dhe jetonte në Filipi, në qytetin kryesor të krahinës së Maqedonisë. Një sabat, apostulli Pavël dhe shokët e tij të udhëtimit e gjetën Lidian dhe disa gra të tjera buzë një lumi jashtë Filipisë. Jehovai ia hapi zemrën Lidias kur Pavli foli në atë rast. Si rrjedhim ajo u pagëzua bashkë me ata të shtëpisë së saj. Pastaj iu përgjërua atyre udhëtarëve: «Nëse më quani besnike të Jehovait, hyni në shtëpinë time e rrini.» Luka, shoku i Pavlit, thotë: «[Ajo] na detyroi të venim.»​—Veprat 16:11-15.

Ashtu si Lidia, të krishterët sot u tregojnë mikpritje bashkëbesimtarëve, si për shembull mbikëqyrësve udhëtues dhe grave të tyre. Në njëfarë kuptimi, ata ‘i detyrojnë të venë’ në shtëpinë e tyre. Nga ana tjetër, vetë mikpritësit shpërblehen me biseda inkurajuese dhe me shoqëri të krishtere. Megjithëse shumica e Dëshmitarëve të Jehovait kanë të ardhura të pakta, ata ‘ndjekin udhën e mikpritjes’. (Romakëve 12:13; Hebrenjve 13:2) Fryma bujare që i shtyn të japin, i bën të lumtur. Sigurisht që Jezui kishte të drejtë kur tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»​—Veprat 20:35.