«Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’»
«Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’»
«Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’ . . . Kush ka etje, le të vijë. Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.»—ZBUL. 22:17.
1, 2. Ç’vend duhet të zënë në jetën tonë interesat e Mbretërisë dhe pse?
Ç’VEND duhet të zënë në jetën tonë interesat e Mbretërisë? Jezui i nxiti dishepujt që ‘të vazhdonin të kërkonin në radhë të parë mbretërinë’ dhe i siguroi se po të vepronin kështu, Perëndia do t’u jepte gjërat që u nevojiteshin. (Mat. 6:25-33) Ai e krahasoi Mbretërinë e Perëndisë me një margaritar kaq të çmuar saqë kur një tregtar shëtitës e gjeti, ‘shiti gjithçka që pati dhe e bleu’. (Mat. 13:45, 46) A nuk duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne vepra e predikimit për Mbretërinë dhe e bërjes së dishepujve?
2 Siç pamë në dy artikujt e mëparshëm, kur flasim me guxim dhe e përdorim me mjeshtëri Fjalën e Perëndisë në shërbim, tregojmë se po drejtohemi nga fryma e Perëndisë. Kjo frymë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në pjesëmarrjen tonë të rregullt në veprën e predikimit për Mbretërinë. Le të shohim se si.
Një ftesë për të gjithë
3. Për ç’lloj uji ftohen të gjithë njerëzit ‘të vijnë’?
3 Të gjithë njerëzve u është bërë një ftesë nëpërmjet frymës së shenjtë. (Lexo Zbulesën 22:17.) Ftesa është që çdo njeri «të vijë» dhe të shuajë etjen me një lloj uji shumë të veçantë. Nuk bëhet fjalë për ujin e zakonshëm që përbëhet nga dy pjesë hidrogjeni dhe një pjesë oksigjeni. Edhe pse uji i mirëfilltë është thelbësor për jetën në tokë, Jezui kishte ndër mend një lloj tjetër uji kur i tha gruas samaritane te pusi: «Kush pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë etje kurrën e kurrës. Sepse uji që do t’i jap unë, do të bëhet për të një burim uji që gufon për të dhënë jetë të përhershme.» (Gjoni 4:14) Uji i jashtëzakonshëm që njerëzit ftohen të pinë, jep jetë të përhershme.
4. (a) Si lindi nevoja për ujin e jetës? (b) Çfarë përfaqëson ky ujë?
4 Nevoja për ujin e jetës lindi kur njeriu i parë, Adami, veproi si gruaja e vet, Eva, dhe nuk iu bind atij që i krijoi: Perëndisë Jehova. (Zan. 2:16, 17; 3:1-6) Çifti i parë u dëbua nga shtëpia parajsore ‘që Adami të mos zgjaste dorën e të merrte edhe nga fryti i pemës së jetës, dhe të hante e të jetonte përgjithnjë’. (Zan. 3:22) Meqë Adami ishte njeriu i parë, nëpërmjet tij vdekja u përhap në gjithë racën njerëzore. (Rom. 5:12) Uji i jetës përfaqëson të gjitha masat që ka marrë Perëndia për t’i çliruar njerëzit nga mëkati dhe vdekja e për t’u dhënë jetë të pafund e të përsosur në Parajsën në tokë. Këto masa u bënë të mundura falë flijimit shpërblyes të Jezu Krishtit.—Mat. 20:28; Gjoni 3:16; 1 Gjon. 4:9, 10.
5. Nga vjen ftesa për të ardhur dhe ‘për të marrë falas ujin e jetës’? Shpjegoni.
5 Nga vjen ftesa për të ardhur e ‘për të marrë falas ujin e jetës’? Kur të gjitha masat për të fituar jetën nëpërmjet Jezuit vihen plotësisht në dispozicion për njerëzimin gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit, ato paraqiten si «një lumë me ujin e jetës, i kulluar si kristal». Ky lumë shihet se ‘rrjedh nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit’. (Zbul. 22:1) Prandaj, Jehovai, Jetëdhënësi, është Burimi i ujit që përmban elemente jetëdhënëse. (Psal. 36:9) Pikërisht Ai e vë në dispozicion këtë ujë nëpërmjet ‘Qengjit’, Jezu Krishtit. (Gjoni 1:29) Ky lumë simbolik është mjeti me anë të të cilit Jehovai do të zhbëjë të gjitha dëmet që i erdhën njerëzimit nga mosbindja e Adamit. Po, ftesa «eja» vjen nga Perëndia Jehova.
6. Kur filloi të rridhte ‘lumi me ujin e jetës’?
6 Megjithëse ‘lumi me ujin e jetës’ do të rrjedhë në kuptimin më të plotë gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit, ai filloi të rridhte në «ditën e Zotërisë» e cila agoi kur «Qengji» hipi në fronin qiellor në vitin 1914. (Zbul. 1:10) Prandaj, disa masa për jetën u vunë në dispozicion pas kësaj ngjarjeje. Ato kanë lidhje me Fjalën e Perëndisë, Biblën, pasi për mesazhin e saj flitet sikur të ishte «ujë». (Efes. 5:26) Ftesa ‘për të marrë ujin e jetës’ duke e dëgjuar lajmin e mirë për Mbretërinë dhe duke iu përgjigjur këtij lajmi, u bëhet të gjithë njerëzve. Por, cilët po e bëjnë faktikisht këtë ftesë në ditën e Zotërisë?
‘Nusja thotë: «Eja»!’
7. Kush ishin të parët që bënë ftesën «eja» në «ditën e Zotërisë» dhe kujt ua bënë?
7 Pjesëtarët e klasës së nuses, pra të krishterët e mirosur nga fryma, janë të parët që bëjnë ftesën «eja». Kujt ua bëjnë këtë ftesë? E pra, nusja nuk po i thotë vetes «eja». Fjalët e saj u drejtohen atyre që shpresojnë të marrin jetën e përhershme në tokë pas ‘luftës së ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’.—Lexo Zbulesën 16:14, 16.
8. Ç’gjë tregon se që nga viti 1918 të krishterët e mirosur kanë vazhduar t’ua bëjnë njerëzve ftesën që vjen nga Jehovai?
8 Dishepujt e mirosur të Krishtit kanë vazhduar t’ua bëjnë këtë ftesë njerëzve që nga viti 1918. Atë vit, fjalimi publik me titull «Miliona që jetojnë tani mund të mos vdesin kurrë», ofronte shpresën se shumë do të fitojnë jetën e përhershme në një tokë parajsore pas betejës së Harmagedonit. Një fjalim që u mbajt në kongresin e Studentëve të Biblës në Sidër-Point, Ohajo, SHBA, në vitin 1922, u Zbulesën 22:17. Pjesërisht në artikull thuhej: «Klasa e mbetjes së mirosur bashkohet [me Më të Lartin] për të bërë ftesën mirëdashëse dhe thotë: ‘Eja.’ Ky mesazh u duhet shpallur të gjithë atyre që dëshirojnë drejtësinë dhe të vërtetën. Kjo duhet bërë tani.» Deri sot e kësaj dite, klasa e nuses vazhdon ta bëjë këtë ftesë.
bënte thirrje dëgjuesve ‘të lajmëronin Mbretin dhe mbretërinë e tij’. Kjo thirrje e ndihmoi mbetjen e klasës së nuses që t’ua jepte ftesën më shumë njerëzve. Në vitin 1929, në Kullën e Rojës të 15 marsit, kishte një artikull me titull «Ftesë mirëdashëse». Artikulli kishte si shkrim kryesor«Kushdo që dëgjon, le të thotë: ‘Eja!’»
9, 10. Si janë ftuar të thonë «eja» edhe ata që e dëgjojnë ftesën?
9 Ç’mund të themi për ata që e dëgjojnë ftesën «eja»? Edhe ata ftohen që të thonë «eja». Për shembull, në Kullën e Rojës 1 gusht 1932 (anglisht), në faqen 232 thuhej: «Të mirosurit le t’i inkurajojnë të gjithë ata që dëshirojnë, që të marrin pjesë në shpalljen e lajmit të mirë për Mbretërinë. Nuk është e domosdoshme që ata të jenë të mirosur të Zotërisë që të shpallin mesazhin e tij. Dëshmitarët e Jehovait ngushëllohen shumë duke ditur se u lejohet t’i çojnë ujërat e jetës një klase njerëzish që mund të shpëtohen përmes Harmagedonit dhe t’u jepet jeta e përhershme në tokë.»
10 Për të theksuar përgjegjësinë që kanë dëgjuesit e ftesës që të thonë edhe ata «eja», Kulla e Rojës 15 gusht 1934 (anglisht), në faqen 249 thoshte: «Ata të klasës së Jonadabit duhet të bashkohen me ata të klasës . . . së Jehut, domethënë të mirosurit, dhe të njoftojnë mesazhin për mbretërinë edhe pse nuk janë dëshmitarë të Jehovait të mirosur.» Në vitin 1935, u bë i qartë identiteti i ‘shumicës së madhe’ që përmendet te Zbulesa 7:9-17. Falë kësaj, veprës për t’u bërë njerëzve ftesën e Perëndisë iu dha një shtysë e pashoqe. Që nga ajo kohë një shumicë e madhe me adhurues të vërtetë, e cila po rritet gjithnjë e më shumë—tani mbi shtatë milionë—i është përgjigjur kësaj ftese. Pasi kanë dëgjuar me çmueshmëri mesazhin, ata i janë kushtuar Perëndisë, janë pagëzuar dhe bashkë me klasën e nuses po i ftojnë aktivisht të tjerët që ‘të vijnë dhe të pinë falas ujin e jetës’.
‘Fryma thotë: «Eja»!’
11. Ç’rol luajti fryma e shenjtë në veprën e predikimit në shekullin e parë të e.s.?
11 Kur po predikonte në një sinagogë në Nazaret, Jezui hapi rrotullën e profetit Isaia dhe lexoi: «Fryma e Jehovait është mbi mua, sepse ai më mirosi që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve, më dërgoi që t’u predikoj çlirimin robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit dhe të predikoj vitin e pranimit nga Jehovai.» Më pas Jezui i zbatoi për veten këto fjalë, duke thënë: «Sot, ky shkrim që sapo dëgjuat, u përmbush.» (Luka 4:17-21) Para se të ngjitej në qiell, Jezui u tha dishepujve: «Kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi e do të jeni dëshmitarët e mi . . . deri në skajin më të largët të tokës.» (Vep. 1:8) Në shekullin e parë, fryma e shenjtë luajti një rol të rëndësishëm për sa i përket veprës së predikimit.
12. Ç’rol luan sot fryma e shenjtë e Perëndisë, ndërsa u bëhet ftesa njerëzve?
12 Ç’rol luan sot fryma e shenjtë e Perëndisë ndërsa u bëhet ftesa njerëzve? Jehovai është Burimi i frymës së shenjtë. Ai e përdor frymën për t’ia hapur zemrën dhe mendjen klasës së nuses që të kuptojë Fjalën e tij, Biblën. Fryma i nxit ata t’u bëjnë ftesën dhe t’u shpjegojnë të vërtetat biblike atyre që mund të jetojnë përgjithmonë në Parajsën në tokë. Ç’mund të themi për ata që e pranojnë ftesën, bëhen dishepuj të Jezu Krishtit dhe u bëjnë të njëjtën ftesë edhe të tjerëve? Edhe në rastin e tyre përfshihet fryma. Meqë janë pagëzuar ‘në emër të frymës së shenjtë’, ata veprojnë në përputhje me drejtimin e saj dhe mbështeten te ndihma e saj. (Mat. 28:19) Të mendojmë edhe për mesazhin që predikojnë të mirosurit dhe shumica e madhe gjithnjë e në rritje. Ky mesazh vjen nga Bibla, pra libri që u shkrua nën ndikimin e drejtpërdrejtë të frymës së Perëndisë. Prandaj, ftesa bëhet nëpërmjet frymës së shenjtë. Në të vërtetë, ne drejtohemi nga kjo frymë. Si duhet të ndikojë kjo në sasinë e kohës që kalojmë për t’u dhënë ftesën të tjerëve?
«Vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’»
13. Çfarë tregon shprehja «fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’»?
13 Kur «fryma dhe nusja» thonë «eja», kjo nuk është një ftesë që bëhet vetëm një herë. Folja në gjuhën origjinale që është përdorur në këtë rast tregon veprim të vazhdueshëm. Duke marrë parasysh këtë, në Përkthimin Bota e Re thuhet: «Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’» Kjo tregon rregullsi në bërjen e ftesës së Perëndisë. Ç’mund të themi për ata që dëgjojnë dhe pranojnë ftesën? Edhe ata thonë «eja». Për shumicën e madhe me adhurues të vërtetë thuhet se ‘bën shërbim të shenjtë ditë e natë në tempullin e Jehovait’. (Zbul. 7:9, 15) Në ç’kuptim bën ‘shërbim ditë e natë’? (Lexo Lukën 2:36, 37; Veprat 20:31; 2 Selanikasve 3:8.) Shembulli i profeteshës së moshuar Ana, dhe i apostullit Pavël tregojnë se fraza ‘shërbim ditë e natë’ nënkupton rregullsi dhe përpjekje të zellshme në shërbim.
14, 15. Si e tregoi Danieli rëndësinë e rregullsisë në adhurim?
14 Edhe profeti Daniel e tregoi rëndësinë e rregullsisë në adhurim. (Lexo Danielin 6:4-10, 16.) Ai nuk e ndryshoi as edhe për një muaj rutinën e vet frymore—zakonin që t’i lutej Perëndisë «tri herë në ditë . . . ashtu si kishte bërë rregullisht»—megjithëse kjo do të thoshte ta hidhnin në gropën e luanëve. Po, veprimet e tij u treguan qartë atyre që e vëzhgonin se asgjë nuk është më e rëndësishme se adhurimi i rregullt i Jehovait.—Mat. 5:16.
15 Pasi Danieli kishte kaluar një natë në gropën e luanëve, vetë mbreti shkoi atje dhe thirri: «O Daniel, shërbëtor i Perëndisë së gjallë, a ishte në gjendje Perëndia, të cilit i shërben pareshtur, të të çlironte nga luanët?» Menjëherë Danieli iu përgjigj: «O mbret, rrofsh në jetë të jetëve! Perëndia im dërgoi engjëllin e tij dhe ua mbylli gojën luanëve, prandaj ata nuk më kanë bërë asnjë dëm, sepse u gjenda i pafaj përpara tij. Po kështu edhe kundër teje, o mbret, nuk kam bërë asgjë.» Jehovai e bekoi Danielin ngaqë i shërbente «pareshtur» ose me rregullsi.—Dan. 6:19-22.
16. Kur mendojmë për shembullin e Danielit, cilat pyetje në lidhje me pjesëmarrjen tonë në shërbim nxitemi të bëjmë?
16 Danieli ishte i gatshëm të vdiste vetëm e vetëm që të mos linte pas dore rutinën frymore. Ç’mund të thuhet për ne? Çfarë sakrificash po bëjmë ose jemi të gatshëm të bëjmë për të shpallur me rregullsi lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë? Nuk duhet të lëmë të kalojë asnjë muaj pa u folur të tjerëve për Jehovain. Për aq sa është e mundur, a nuk duhet të përpiqemi të marrim pjesë në shërbim çdo javë? Edhe nëse jemi shumë të kufizuar nga ana fizike dhe mund të japim dëshmi vetëm 15 minuta gjatë një muaji, duhet ta raportojmë këtë shërbim. Përse? Sepse bashkë me frymën dhe gruan dëshirojmë të vazhdojmë të themi: «Eja!» Po, ne duam të bëjmë çmos për të mbetur lajmëtarë të rregullt të Mbretërisë.
17. Cilat raste për t’u dhënë të tjerëve ftesën e Jehovait nuk duhet të humbim?
17 Duhet të përpiqemi t’u japim të tjerëve ftesën e Jehovait në çdo rast e jo vetëm në kohën që kemi caktuar për të dalë në shërbim. Ç’privilegj është t’i ftojmë të eturit që ‘të vijnë e të marrin falas ujin e jetës’ edhe në raste të tjera si për shembull, kur bëjmë pazarin, kur udhëtojmë, kur jemi me pushime, kur punojmë ose kur shkojmë në shkollë! Edhe nëse autoritetet kufizojnë veprën e predikimit, vazhdojmë të predikojmë me maturi—ndoshta duke predikuar disa shtëpi në një zonë e më pas duke shkuar në një zonë tjetër ose duke dhënë më shumë dëshmi joformale.
Të vazhdojmë të themi: «Eja!»
18, 19. Si e tregon se e vlerëson privilegjin që të jesh bashkëpunëtor i Perëndisë?
18 Ka më shumë se nëntë dekada që fryma dhe nusja vazhdojnë t’i thonë «eja» kujtdo që ka etje për ujin e jetës. A e ke dëgjuar këtë ftesë emocionuese? Atëherë je i nxitur t’ua bësh edhe të tjerëve këtë ftesë.
19 Nuk e dimë për sa kohë do të vazhdojë të jepet ftesa e dashur e Jehovait, por kur i përgjigjemi asaj duke thënë edhe ne «eja», bëhemi bashkëpunëtorë të tij. (1 Kor. 3:6, 9) Ç’privilegj është ky! Le ta tregojmë se e vlerësojmë këtë privilegj dhe «le t’i paraqitim gjithnjë Perëndisë një flijim lëvdimi» duke predikuar me rregullsi. (Hebr. 13:15) Të gjithë ata mes nesh që kanë shpresën tokësore, le të vazhdojnë të thonë «eja» bashkë me klasën e nuses. Urojmë që shumë të tjerë ‘të marrin falas ujin e jetës’!
Çfarë mësuat?
• Cilëve u bëhet ftesa «eja»?
• Pse mund të thuhet se ftesa «eja» vjen nga Jehovai?
• Ç’rol luan fryma e shenjtë, ndërsa njerëzve u bëhet ftesa «eja»?
• Pse duhet të përpiqemi të jemi të rregullt në shërbim?
[Pyetjet]
[Tabela dhe figurat në faqen 16]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Të vazhdojmë të themi: «Eja!»
1914
5.100 lajmëtarë
1918
Shumë do të fitojnë jetën në Parajsën në tokë
1922
«Lajmëroni, lajmëroni, lajmëroni Mbretin dhe mbretërinë e tij»
1929
Mbetja besnike thotë: «Eja!»
1932
Përveç të mirosurve, ftesa për të thënë «eja» u bëhet edhe të tjerëve
1934
Klasa e Jonadabit ftohet të predikojë
1935
Identifikohet ‘shumica e madhe’
2009
7.313.173 lajmëtarë