Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shihni emrin në luginë

Shihni emrin në luginë

Shihni emrin në luginë

SANT-MORIC. A ju duket shumë i dëgjuar ky emër? Ndoshta, sepse është një vend pushimi me famë botërore, i cili ndodhet në luginën e Engandinës, në Zvicër. Por, Sant-Morici është vetëm një nga vendet që prej shumë kohësh i ka tërhequr njerëzit në këtë luginë piktoreske që gjendet mes Alpeve të mbuluara me borë në cepin juglindor të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë. Aty ndodhet edhe Parku Kombëtar i Zvicrës, ku bukuria natyrore e zonës dhe larmia e pasur e florës dhe e faunës, i sjellin lavdi Krijuesit të Madh, Jehovait. (Psal. 148:7-10) Po njësoj i sjellin lavdi Perëndisë edhe ato ç’kanë mbetur nga një traditë e mesit të shekullit të 17-të.

Ajo që mund t’ju bëjë më shumë përshtypje në këtë luginë, është një karakteristikë e pazakontë e shumë shtëpive. Nuk është e rrallë të gjesh emrin e Perëndisë të mbishkruar në ballë të shtëpisë, si për shembull, mbi portën kryesore. Në shekujt e kaluar, ishte zakon që t’i zbukuronin shtëpitë nga jashtë me mbishkrime duke i shkruar me bojë, duke i gdhendur në suva ose duke i skalitur në gur. Këtu shihni një fotografi të një shtëpie në fshatin Bevër. Ky mbishkrim përkthehet: «Viti 1715. Jehovai është fillimi dhe Jehovai është fundi. Gjithçka bëhet nga Perëndia dhe asgjë pa të.» Po, në këtë mbishkrim të vjetër përmendet dy herë emri i Perëndisë.

Në fshatin Madulajn mund të shihni një mbishkrim edhe më të vjetër. Aty thuhet: «Psalmi 127. Po s’e ndërtoi Jehovai shtëpinë, më kot lodhen ndërtuesit. Lukjus Rumedjës. Viti 1654.»

Pse paraqitet në këto mënyra emri hyjnor në këtë luginë? Në kohën e Reformës, Bibla u botua në gjuhën romanshe, një gjuhë e bazuar te latinishtja që flitet në luginën e Engandinës. Faktikisht, ai ishte libri i parë që u përkthye në këtë gjuhë. Të nxitur nga ajo që lexuan në Fjalën e Perëndisë, shumë nga banorët e vendit shkruan në anën e jashtme të shtëpisë jo vetëm emrat e tyre, por edhe citime nga Bibla që përfshinin emrin e Perëndisë.

Po, edhe sot e kësaj dite, shekuj pasi u shkruan nëpër shtëpi, këto mbishkrime vazhdojnë ta bëjnë të njohur emrin e Jehovait dhe t’i sjellin Atij lavdi. Si vizitorët, edhe banorët e kësaj lugine janë të mirëpritur të mësojnë më shumë për Perëndinë e mrekullueshëm, Jehovain, duke vizituar një ndërtesë tjetër që mban emrin e tij: Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në Bevër.

[Burimi i figurës në faqen 7]

© Stähli Rolf A/​age footstock