KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Prill 2014

Në këtë revistë shqyrtohet si të tregojmë besim si Moisiu. Si i sheh Jehovai detyrimet familjare dhe si na ndihmon t’i përmbushim?

Imito besimin e Moisiut

Besimi e motivoi Moisiun t’i hidhte poshtë dëshirat e mishit e të ishte mirënjohës për privilegjet e shërbimit. Pse ‘e mbajti shikimin të ngulur te shpërblimi’?

A e sheh «Atë që është i padukshëm»?

Si e mbrojti besimi te Perëndia Moisiun nga frika e njeriut dhe si e ndihmoi të besonte te premtimet e Tij? Forco besimin te Jehovai dhe shihe si Person real që mezi pret të të ndihmojë.

JETËSHKRIM

Shërbimi i plotkohor—Ja ku më ka çuar kjo udhë

Kur kthen kokën pas e sheh 65 vitet e shërbimit të plotkohor, Robert Uollëni thotë se jeta e tij ka qenë shumë shpërblyese dhe kuptimplotë. Lexo pse.

Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve

Disa kanë ikur jashtë shtetit për të fituar më shumë para. Si ndikon jeta larg familjes te martesa, fëmijët e marrëdhënia me Perëndinë?

Ki shumë guxim—Jehovai është ai që të ndihmon!

Si e ndreqi marrëdhënien me familjen një baba pasi kishte punuar larg tyre? Si e ndihmoi Jehovai të mbante familjen në një vend me ekonomi gjithnjë e më të dobët?

A je mirënjohës për syrin vigjilent të Jehovait?

Të shohim pesë shprehje të kujdesit të dashur të Perëndisë dhe si nxjerrim dobi nga vëmendja që i kushton secilit nga ne.

A e dini?

Ç’kuptim kishte në kohët biblike të shqyeje rrobat?