Mbështetin besnikërisht vëllezërit e Krishtit
«Nëse e keni bërë këtë për një nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, e keni bërë edhe për mua.»
1, 2. (a) Cilat ilustrime diskuton Jezui me miqtë e tij të afërt? (Shih figurën hapëse.) (b) Ç’duhet të dimë për ilustrimin e deleve dhe cjepve?
JEZUI po flet me Pjetrin, Andrean, Jakovin dhe Gjonin, miqtë e tij të afërt. Sapo u ka treguar ilustrimet për skllavin e besueshëm e të matur, për dhjetë virgjëreshat dhe për talentat. Tani Jezui e mbyll diskutimin me një shëmbëlltyrë tjetër. Përshkruan një kohë kur «Biri i njeriut» do të gjykojë «tërë kombet». Sa shumë duhet t’ua ketë grishur kureshtjen dishepujve ky ilustrim! Në të Jezui përqendrohet te dy grupe që i përshkruan njërin si dele e tjetrin si cjep. Veç kësaj, e drejton vëmendjen te një grup i tretë që i quan «vëllezërit» e ‘mbretit’.
2 Ky ilustrim i ka ngjallur interes prej kohësh popullit të Jehovait, e me të drejtë, sepse në të Jezui thotë se ç’fund i pret të gjithë njerëzit. Tregon pse disa do të marrin jetën e përhershme, kurse të tjerë vdekjen e përhershme. Duhet t’i kuptojmë të vërtetat që përcolli Jezui dhe t’i zbatojmë, sepse nga kjo varet jeta jonë. Përderisa është në lojë diçka kaq e madhe, duhet të pyesim: si na e ka qartësuar Jehovai hap pas hapi kuptueshmërinë për këtë ilustrim? Pse mund të themi se ilustrimi
e vë theksin te rëndësia e veprës së predikimit? Cilëve u është ngarkuar detyra të predikojnë? E pse është kjo koha për të qenë besnikë ndaj ‘mbretit’ dhe ndaj atyre që ai i quan «vëllezërit e mi»?SI ËSHTË QARTËSUAR KUPTUESHMËRIA JONË?
3, 4. (a) Cilat elemente kyçe duhet të dallojmë që të kuptojmë ilustrimin për delet dhe cjeptë? (b) Si e shpjegoi këtë ilustrim Kulla e Rojës e Sionit më 1881?
3 Që ta kuptojmë tamam ilustrimin e deleve dhe cjepve, duhet të kapim tri elemente kyçe të tregimit: cilët janë ata që përmenden, kur bëhet gjykimi dhe pse quhet dele ose cjap dikush.
4 Më 1881, Kulla e Rojës e Sionit tregonte se «Biri i njeriut», i quajtur edhe «mbreti», është Jezui. Në atë periudhë Studentët e Biblës besonin se shprehja «vëllezërit e mi» u referohej atyre që do të qeverisin me Krishtin, si edhe gjithë njerëzve në tokë pasi të bëhen sërish të përsosur. Ishin të mendimit se ndarja e deleve nga cjeptë do të ndodhë gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit, dhe se njerëzit do të quhen dele në rast se kanë jetuar sipas ligjit të Perëndisë për dashurinë.
5. Si u përmirësua kuptueshmëria jonë në vitet 20?
5 Në fillim të viteve 20, Jehovai e ndihmoi popullin e tij ta kuptonte akoma më qartë këtë ilustrim. Kulla e Rojës e 15 tetorit 1923 ripohonte se «Biri i njeriut» është Jezui. Megjithatë, jepte argumente bindëse nga Shkrimet që tregonin cilët janë vëllezërit e Krishtit: vetëm ata që do të qeverisin me të në qiell. Dele quante njerëzit që kanë shpresën të jetojnë në tokë kur të qeverisë Mbretëria e Krishtit. Po, sipas artikullit, kur ndodh ndarja e deleve nga cjeptë? Aty thuhej se gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar, vëllezërit e Krishtit do të qeverisin bashkë me të nga qielli, kështu që s’ka si t’i ndihmojë ose t’i lërë pas dore një klasë tokësore. Prandaj, ndarja e deleve nga cjeptë duhet të ndodhë para se të fillojë Mbretërimi Mijëvjeçar. Po pse quhet dele dikush? Në artikull nxirrej përfundimi se njerëzit do të gjykohen si dele në rast se e kanë pranuar Jezuin si Zotërinë e tyre dhe i kanë varur shpresat te Mbretëria për kushte më të mira.
6. Si u qartësua më tej pikëpamja jonë në vitet 90?
6 Falë asaj kuptueshmërie të përditësuar, populli i Jehovait mendoi se, në varësi të mënyrës si reagonin njerëzit ndaj mesazhit për Mbretërinë, gjykoheshin si dele ose si cjep gjatë gjithë përfundimit të sistemit. Mirëpo, në mes të viteve 90, pikëpamja jonë u qartësua më tej. Dy artikuj që në shqip dolën në Broshurën me artikujt e studimit, 1995, përmendnin ngjashmëritë mes fjalëve të Jezuit te Mateu 24:29-31 (lexoje) dhe atyre te Mateu 25:31, 32. (Lexoje.) * Përfundimi? Artikulli i parë lidhur me këtë temë thoshte: «Kryerja e gjykimit mbi delet dhe cjeptë i takon së ardhmes.» Po kur saktësisht? «Ai do të ndodhë mbasi të shpërthejë ‘mjerimi’ i përmendur te Mateu 24:29, 30 dhe mbasi Biri i njeriut ‘vjen në lavdinë e tij’. . . . Atëherë, në përfundim të sistemit të lig, bashkë me mbarimin e tij, Jezui do të mbledhë trupin gjykues, do të japë dhe do të ekzekutojë gjykimin.»
7. Ç’kuptueshmëri të qartë kemi tani?
7 Sot e kuptojmë qartë ilustrimin e deleve dhe cjepve. E dimë cilët janë ata që Rom. 8:16, 17) «Delet» dhe «cjeptë» paraqesin njerëz nga të gjitha kombet. Këta nuk janë të mirosur me frymë të shenjtë. Po kur ndodh gjykimi? Ky gjykim ndodh nga fundi i shtrëngimit të madh që është te dera. E pse do të gjykohen njerëzit ose si dele, ose si cjep? Kjo varet nga mënyra si i kanë trajtuar vëllezërit e mirosur të Krishtit që janë ende në tokë. Tani që fundi i këtij sistemi është te pragu, sa mirënjohës i jemi Jehovait që ka hedhur gjithnjë e më shumë dritë mbi këtë ilustrim dhe mbi ilustrimet e lidhura me të në kapitujt 24 dhe 25 të Mateut!
përmenden: Jezui është «Biri i njeriut», Mbreti. Ata që Krishti i quan «vëllezërit e mi» janë gra e burra të mirosur nga fryma që do të qeverisin me të nga qielli. (SI E VË THEKSIN KY ILUSTRIM TE VEPRA E PREDIKIMIT?
8, 9. Pse Krishti i përshkruan delet si «të drejtët»?
8 Në ilustrimin e deleve dhe cjepve Jezui nuk e përmend drejtpërdrejt veprën e predikimit. Atëherë, pse mund të themi se ilustrimi e vë theksin te rëndësia e predikimit?
9 Së pari, të mos harrojmë se Jezui po mëson me anë të një ilustrimi. S’do mend që nuk po flet për ndarjen e kafshëve, pra të deleve dhe cjepve të vërtetë. Po ashtu, Jezui nuk po thotë se çdo individ i gjykuar si dele duhet që, në kuptim të mirëfilltë, të ushqejë, të veshë, të kujdeset ose të vizitojë në burg një nga vëllezërit e tij. Në vend të kësaj, po ilustron qëndrimin që shfaqin delet e figurshme ndaj vëllezërve të tij. Krishti i përshkruan delet si «të drejtët» sepse e pranojnë se ai ka ende në tokë një grup vëllezërish të mirosur dhe i mbështetin besnikërisht të mirosurit gjatë këtyre ditëve të fundit kritike.—Mat. 10:40-42; 25:40, 46; 2 Tim. 3:1-5.
10. Si mund të tregojnë merak delet për vëllezërit e Krishtit?
10 Së dyti, të mbajmë parasysh kontekstin e fjalëve të Jezuit. Ai po fliste për shenjën e pranisë së tij dhe të përfundimit të sistemit. (Mat. 24:3) Nga fillimi i fjalimit që mbajti, Jezui tregoi se shenja do të përfshinte këtë veçori të jashtëzakonshme: lajmi i mirë për Mbretërinë ‘do të predikohej në gjithë tokën e banuar’. (Mat. 24:14) E tamam para se të diskutonte për delet dhe cjeptë, tregoi ilustrimin e talentave. Siç e pamë në artikullin e kaluar, Jezui e bëri këtë ilustrim për t’u theksuar dishepujve të mirosur, pra ‘vëllezërve’ të tij, se duhet të predikojnë me zell. Mirëpo, ai grusht të mirosurish që ende është në tokë gjatë pranisë së Jezuit përballet me një detyrë kolosale: t’u predikojë ‘të gjitha kombeve’ para se të vijë fundi. Sipas ilustrimit të deleve dhe cjepve, të mirosurve do t’u jepej ndihmë. Prandaj, një nga mënyrat kryesore si tregojnë merak për vëllezërit e Krishtit ata që gjykohen si dele është mbështetja që u japin në veprën e predikimit. Por çfarë përfshin kjo mbështetje? A lidhet vetëm me ndihmën materiale dhe me mbështetjen emocionale, apo kërkohet më tepër?
CILËT DUHET TË PREDIKOJNË?
11. Ç’pyetje mund të lindë, dhe pse?
11 Sot pjesa dërrmuese e tetë milionë dishepujve të Jezuit nuk janë të mirosur me frymë. Nuk kanë marrë talentat që u dha Jezui skllevërve të tij të mirosur. (Mat. 25:14-18) Prandaj mund të lindë pyetja: «A u është ngarkuar detyra për të predikuar edhe atyre që nuk janë të mirosur me frymë të shenjtë?» Të shohim vetëm disa nga arsyet pse përgjigjja është po.
12. Ç’mësojmë nga fjalët e Jezuit te Mateu 28:19, 20?
12 Jezui i udhëzoi gjithë dishepujt e tij të predikojnë. Pasi u ringjall, Jezui u tha ithtarëve të tij të bënin dishepuj dhe t’u mësonin të zbatonin «të gjitha gjërat» që u kishte urdhëruar. Ndër ata urdhra ishte edhe detyra për të predikuar. (Lexo Mateun 28:19, 20.) Pra, gjithë dishepujt e Krishtit duhet të predikojnë, pavarësisht nëse kanë shpresën të qeverisin në qiell apo të jetojnë në tokë.—Vep. 10:42.
13. Ç’tregon vegimi që pa Gjoni, dhe pse themi kështu?
13 Libri i Zbulesës tregonte se veprën e predikimit do ta bënin edhe të mirosurit, edhe të tjerë. Jezui i dha apostullit Gjon një vegim të ‘nuses’, pra të 144.000 të mirosurve që do të qeverisin me Krishtin në qiell; ajo i fton njerëzit ‘të marrin falas ujin e jetës’. (Zbul. 14:1, 3; 22:17) Ky ujë simbolik paraqet masat e Jehovait për ta çliruar njerëzimin nga mëkati e vdekja në bazë të flijimit shpërblyes të Krishtit. (Mat. 20:28; Gjoni 3:16; 1 Gjon. 4:9, 10) Shpërblesa është boshti i mesazhit që predikojmë, dhe të mirosurit janë në ballë të veprës që i ndihmon njerëzit të mësojnë për shpërblesën e të nxjerrin dobi prej saj. (1 Kor. 1:23) Megjithatë, në vegim Gjoni sheh të tjerë që nuk janë nga klasa e nuses. Edhe ata urdhërohen të thonë: «Eja!» I binden këtij urdhri e ftojnë edhe të tjerë të marrin ujin e jetës. Ky grup i dytë përbëhet nga ata që kanë shpresën të jetojnë në tokë. Prandaj, vegimi tregon qartë se të gjithë njerëzit që e pranojnë ftesën «eja» kanë përgjegjësinë t’u predikojnë të tjerëve.
14. Çfarë përfshin bindja ndaj ‘ligjit të Krishtit’?
Gal. 6:2) Jehovai nuk ka standarde të dyfishta. Për shembull, izraelitëve u tha: «Do të ketë një ligj të vetëm si për vendësin, si për të ardhurin që banon mes jush.» (Dal. 12:49; Lev. 24:22) Të krishterët nuk janë nën Ligjin e Moisiut. Por të gjithë ne, të mirosur apo jo, kemi detyrimin t’i bindemi ‘ligjit të Krishtit’. Ky ligj përfshin gjithçka që mësoi Jezui. Mbi të gjitha mësimet e tij qëndron mësimi që dishepujt duhet të tregojnë dashuri. (Gjoni 13:35; Jak. 2:8) E një nga mënyrat kryesore si tregojmë dashuri për Perëndinë, për Krishtin e për të tjerët është kur predikojmë lajmin e mirë për Mbretërinë.
15. Pse mund të themi se urdhri i Jezuit vlen për të gjithë dishepujt?
15 Fjalët e Jezuit drejtuar një grupi të vogël mund të vlejnë për një grup më të madh. Për shembull, Jezui bëri besëlidhje për një Mbretëri vetëm me 11 dishepuj, por ajo besëlidhje vlen për të gjithë 144.000-t. (Luka 22:29, 30; Zbul. 5:10; 7:4-8) Po ashtu, urdhrin për të predikuar Jezui ia dha vetëm një numri relativisht të vogël dishepujsh—atyre që iu shfaq pasi u ringjall. (Vep. 10:40-42; 1 Kor. 15:6) Sidoqoftë, gjithë dishepujt besnikë në shekullin e parë e pranuan se ai urdhër vlente edhe për ta, paçka se nuk e kishin dëgjuar Jezuin me veshët e tyre. (Vep. 8:4; 1 Pjet. 1:8) Njësoj sot, Jezui nuk ka folur sy më sy me asnjërin prej tetë milionë lajmëtarëve aktivë të Mbretërisë. Por të gjithë e pranojnë se kanë për detyrë të tregojnë besim te Krishti dhe ta shprehin këtë besim duke marrë pjesë në veprën e predikimit.
KJO ËSHTË KOHA TË JESH BESNIK
16-18. Si mund të mbështetin vëllezërit e Krishtit ata që shpresojnë të gjykohen si dele?
16 Satanai po lufton kundër vëllezërve të mirosur të Krishtit që ende janë në tokë, dhe do t’i intensifikojë sulmet ndërsa po mbaron ajo ‘periudhë kohe e shkurtër’ që i ka ngelur. (Zbul. 12:9, 12, 17) Edhe pse u duhet të heqin sprova të egra, të mirosurit janë në ballë të fushatës më të madhe të predikimit në histori. S’ka pikë dyshimi se Jezui është me ta dhe po u prin.—Mat. 28:20.
17 Numri gjithnjë e më i madh i atyre që shpresojnë të gjykohen si dele e quan privilegj të mbështetë vëllezërit e Krishtit jo vetëm në veprën e predikimit, por edhe në mënyra të tjera praktike. Për shembull, japin kontribute financiare dhe ndihmojnë në ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, Sallave të Asambleve dhe godinave të degëve. Gjithashtu u binden besnikërisht atyre që ka emëruar «skllavi i besueshëm dhe i matur» për të marrë drejtimin.
18 Pas pak engjëjt do të lëshojnë erërat shkatërrimtare të shtrëngimit të madh. Kjo do të ndodhë pasi të kenë marrë vulosjen përfundimtare të gjithë vëllezërit e Krishtit që janë ende në tokë. (Zbul. 7:1-3) Para se të shpërthejë Harmagedoni, këta të mirosur do të merren në qiell. (Mat. 13:41-43) Pra, kjo është koha që kush shpreson të gjykohet si dele të mbështetë besnikërisht vëllezërit e Krishtit.
^ par. 6 Për një shqyrtim të hollësishëm të këtij ilustrimi, shih artikujt «Si do të qëndroni përballë fronit të gjykimit?» dhe «Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?» te Broshura me artikujt e studimit, 1995.