A e dini?
A kishte Izraeli i lashtë aq shumë pyje sa thotë Bibla?
BIBLA thotë se disa zona të Tokës së Premtuar kishin pyje të dendura. (1 Mbret. 10:27; Jos. 17:15, 18) Megjithatë kur shohin shpyllëzimin e ngastrave të mëdha sot, skeptikët dyshojnë nëse ka pasur ndonjëherë pyje të tilla.
Një libër (Life in Biblical Israel) shpjegon se «në Izraelin e lashtë kishte shumë më tepër pyje se sot». Malësitë i mbulonte një qilim i blertë që përbëhej kryesisht nga pisha e Halebit (Pinus halepensis), lisi përherë i gjelbër (Quercus calliprinos) dhe një lloj fëstëke e Palestinës (Pistacia palaestina). Në Shefelah, që shtrihet në kodrinat midis vargmalit qendror dhe bregdetit të Mesdheut, gjendej me bollëk edhe fiku i Egjiptit (Ficus sycomorus).
Një libër tjetër (Plants of the Bible) thotë se sot disa vende në Izrael janë krejtësisht të zhveshura nga pemët. Pse ka ndodhur kjo? Ky libër tregon se shpyllëzimi ka ardhur gradualisht: «Njeriu ka vënë dorë pareshtur në natyrë, kryesisht që të zgjerojë zonat bujqësore e kullotat, por edhe që të gjejë materiale ndërtimi e dru për zjarr.»