Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mrekullia e festës së Ditës së Pesëdhjetë

Mrekullia e festës së Ditës së Pesëdhjetë

Për të rinjtë tanë

Mrekullia e festës së Ditës së Pesëdhjetë

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore. Jetoje tregimin!

ANALIZO NGJARJEN.—LEXO VEPRAT 2:1-21, 38-41.

Si e imagjinon ngjarjen ndërsa lexon vargjet për ‘erën e furishme’ dhe për ‘gjuhët si prej zjarri’?

․․․․․

A e imagjinon dot se çfarë po thoshin njerëzit, të habitur ngaqë dishepujt po flitnin në gjuhë të huaja?

․․․․․

Kur lexon vargun 13, çfarë shprehjesh kishin në fytyrë ata që dyshonin?

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

Ç’rast ishte festa e Ditës së Pesëdhjetë dhe si mund të ketë ndikuar ky rast te turma e mbledhur në Jerusalem? (Ligji i përtërirë 16:10-12)

․․․․․

Si tregoi respekt Pjetri kur iu drejtua të pranishmëve dhe në ç’mënyrë gjeti një temë të përbashkët me ta? (Veprat 2:29)

․․․․․

Si tregoi guxim Pjetri në festën e Ditës së Pesëdhjetë ndryshe nga përvoja që pati në oborrin e kryepriftit? (Mateu 26:69-75)

․․․․․

NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Nevojën që të gjejmë diçka të përbashkët me dëgjuesit tanë dhe që t’u drejtohemi me respekt kur flasim për bindjet tona biblike.

․․․․․

Mundësinë që të jesh një Dëshmitar i guximshëm për Jehovain, edhe nëse tani ke njëfarë ndrojtjeje ose frike.

․․․․․

ÇFARË TË PREK MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Për kërkime të mëtejshme, shih Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1996, faqet 8-9.