Shërohet një i lebrosur
Për të rinjtë
Shërohet një i lebrosur
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Naamani, Eliseu dhe një vajzë izraelite, emrin e së cilës nuk e dimë.
Përmbledhje: Kreu i ushtrisë së Sirisë kurohet nga një sëmundje e neveritshme, pasi një vajzë izraelite i rekomandon të takojë Eliseun.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO 2 MBRETËRVE 5:1-19.
Si mendon se duhet të jetë ndier vajza e vogël izraelite, duke pasur parasysh që e kishin marrë nga familja e saj me frikë Perëndie?
․․․․․
Çfarë zhgënjimi mund të dalloni te Naamani, një burrë i fuqishëm me një sëmundje ligështuese?
․․․․․
Çfarë ndjenjash vini re te dialogu mes Naamanit dhe shërbëtorëve të tij në vargjet 11 deri 13?
․․․․․
Cilin ndryshim në qëndrimin e Naamanit dalloni në fillim të vargut 15?
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Cilët faktorë mund të kenë kontribuar në krenarinë e Naamanit? (Lexo përsëri vargun 1.)
․․․․․
Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej disa të dhëna për lebrën në kohët biblike. * (Për shembull, sa e rëndë ishte kjo sëmundje? A ishte ngjitëse? Si kurohej?)
․․․․․
Ç’ndikim mendon se ka pasur shërimi i Naamanit te vajza e vogël izraelite?
․․․․․
Si mund ta ketë vënë në provë Naamanin përgjigjja e Eliseut? (Shih vargun 10.)
․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Rreziqet e krenarisë.
․․․․․
Guximin që të flasësh në mbrojtje të bindjeve të tua.
․․․․․
Fuqinë e Jehovait për të shëruar sëmundje.
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
NËSE NUK KE BIBËL, KËRKOJU NJË DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT OSE LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org
[Shënimi]
^ par. 18 Sëmundja e njohur në kohët biblike si lebra, përfshin atë që sot quhet sëmundja e Hansenit.