Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ka shpresë për të vdekurit?

A ka shpresë për të vdekurit?

Mëso nga Fjala e Perëndisë

A ka shpresë për të vdekurit?

Ky artikull ngre pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Çfarë shprese ka për të vdekurit?

Kur Jezui mbërriti në Betani pranë Jerusalemit, miku i tij, Lazari, kishte katër ditë i vdekur. Jezui shkoi te vendi i varrit me Martën dhe Marinë, motrat e të ndjerit. Shpejt u mblodh një turmë. A e përfytyron dot gëzimin e Martës dhe Marisë kur Jezui e ktheu në jetë Lazarin?​—Lexo Gjonin 11:20-24, 38-44.

Marta e besonte se të vdekurit do të ringjalleshin. Shërbëtorët besnikë të Jehovait e kanë ditur prej kohësh se në të ardhmen Perëndia do t’i ringjallë të vdekurit që të jetojnë prapë në tokë.​—Lexo Jobin 14:14, 15.

2. Në ç’gjendje janë të vdekurit?

Njeriu nuk ka shpirt të pavdekshëm. (Ezekieli 18:4) Jemi krijesa fizike të bëra nga pluhuri. (Zanafilla 2:7; 3:19) Kur truri ynë vdes, mendimet zhduken. Prandaj, pasi u ringjall, Lazari nuk tregoi ndonjë përvojë për kohën kur ishte i vdekur, sepse të vdekurit janë të pavetëdijshëm.​—Lexo Psalmin 146:4; Eklisiastiun 9:5, 10.

Qartë, të vdekurit nuk vuajnë. Kështu që mësimi se Perëndia i torturon njerëzit pas vdekjes, është i rremë. Është shpifje për Perëndinë. Ideja e torturimit të njerëzve në zjarr i ngjall neveri atij.​—Lexo Jereminë 32:35.

3. A mund të flasim me të vdekurit?

Të vdekurit nuk mund të flasin. (Psalmi 115:17) Por, kur engjëjt e ligj flasin me njerëzit, në mënyrë mashtruese mund të shtiren sikur janë shpirti i të vdekurit. (2 Pjetrit 2:4) Jehovai i ndalon përpjekjet për të folur me të vdekurit.​—Lexo Ligjin e përtërirë 18:10, 11.

4. Cilët do të kthehen në jetë?

Në botën e re që po vjen, miliona veta që janë në varr do të kthehen në jetë. Do të ringjallen edhe disa që bënin gjëra të këqija ngaqë nuk e njihnin Jehovain.​—Lexo Lukën 23:43; Veprat 24:15.

Të ringjallurit do të arrijnë të mësojnë të vërtetën për Perëndinë dhe do të tregojnë besim te Jezui duke iu bindur atij. (Zbulesa 20:11-13) Ata që kthehen në jetë dhe bëjnë gjëra të mira, do të gëzojnë jetën përgjithmonë në tokë. Megjithatë, disa të ringjallur do të vazhdojnë të bëjnë gjëra të këqija. Si pasojë, ringjallja e tyre do të jetë «ringjallje gjykimi».​—Lexo Gjonin 5:28, 29.

5. Çfarë na tregon ringjallja për Jehovain?

Ringjallja është e mundur sepse Perëndia dërgoi Birin e tij që të jepte jetën për ne. Pra, është shprehje e dashurisë dhe e dashamirësisë së pamerituar të Jehovait.​—Lexo Gjonin 3:16; Romakëve 6:23.

Për më shumë informacion shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitujt 6 dhe 7, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 16]

Adami u krijua nga pluhuri