Çlirohen nga një furrë e zjarrtë
Për të rinjtë
Çlirohen nga një furrë e zjarrtë
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Shadraku, Meshaku, Abednegoja dhe Nabukodonosori.
Përmbledhje: Vihet në sprovë besimi i tre të rinjve hebrenj.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO DANIELIN 3:1-30.
Përshkruaj tingujt që «dëgjove» kur lexove vargjet 3-7.
․․․․․
Përshkruaj si e imagjinon pamjen e furrës së zjarrtë.
․․․․․
Ç’ndjenja dallon në zërin e Nabukodonosorit teksa urdhëron që furra të nxehet shtatë herë më shumë se zakonisht? (Lexo përsëri vargjet 19 dhe 20.)
․․․․․
Përshkruaj si e imagjinon pamjen e burrit të katërt në furrë. (Lexo përsëri vargjet 24 dhe 25.)
․․․․․
Cilat cilësi vëren te Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja ndërsa i drejtohen Nabukodonosorit në vargjet 16-18?
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej sa është një kut dhe pastaj llogarit përmasat e shëmbëlltyrës që kishte ngritur Nabukodonosori. (Lexo përsëri vargun 1.)
․․․․․
Kur krahason vargjet 19 dhe 20 me vargjet 28 dhe 29, ç’lloj njeriu duket Nabukodonosori?
․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Respektin që duhet t’u tregojmë njerëzve me autoritet.
․․․․․
Rëndësinë që të mbrosh besimin.
․․․․․
Mbështetjen e Jehovait në kohë sprovash.
․․․․․
PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.
Në ç’rrethana ka të ngjarë të sprovohet besimi yt? ․․․․․
Si do të të ndihmojë tregimi i Shadrakut, Meshakut dhe i Abednegos të qëndrosh besnik?
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org