Përgjigje për pyetje biblike
Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?
Perëndia nuk ka nevojë për një grua të mirëfilltë me të cilën të bëjë fëmijë, sepse ai është Krijuesi i çdo lloj jete. Njerëzit u krijuan me aftësinë për të imituar cilësitë e Perëndisë. Ja pse Adami, njeriu i parë që krijoi Perëndia, quhet «bir i Perëndisë». Në mënyrë të ngjashme, Jezui quhet «Biri i Perëndisë», sepse u krijua me cilësi si të Atit të tij.—Lexo Lukën 3:38; Gjonin 1:14, 49.
Kur u krijua Jezui?
Perëndia e krijoi Jezuin para se të krijonte Adamin. Në fakt, Perëndia krijoi Jezuin dhe më pas e përdori atë për të krijuar gjithçka tjetër, ku përfshihen edhe engjëjt. Ja pse Bibla e quan Jezuin «i parëlinduri i gjithë krijimit» të Perëndisë.—Lexo Kolosianëve 1:15, 16.
Para se të lindte në Betlehem, Jezui jetonte në qiell si engjëll. Kur erdhi koha, Perëndia e transferoi jetën e Jezuit nga qielli, në barkun e Marisë, që të lindte si njeri.—Lexo Lukën 1:30-32; Gjonin 6:38; 8:23.
Pse e dërgoi Perëndia Jezuin të lindte si njeri në tokë? Çfarë roli të veçantë përmbushi Jezui? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjesh në Bibël, dhe falë tyre do ta kuptosh dhe do ta vlerësosh shumë më tepër atë që kanë bërë për ty Perëndia dhe Jezui.