Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Mburoja e dyfishtë termike e milingonës së argjendtë sahariane

Mburoja e dyfishtë termike e milingonës së argjendtë sahariane

MILINGONA sahariane me ndriçim të argjendtë (Cataglyphis bombycina) është një nga gjallesat në tokë që e durojnë më shumë nxehtësinë. Kur dielli saharian i mesditës i detyron grabitqarët e saj të futen në hije, milingona bën vajtje-ardhje të shkurtra nga foleza në kërkim të ushqimit; ushqimi i saj janë insektet e tjera të ngordhura nga nxehtësia e madhe.

[50] μm

Shqyrto faktet: Një nga veçoritë e kësaj milingone është mburoja e dyfishtë ndaj nxehtësisë, që përbëhet nga një shtresë me qime të veçanta në pjesën e sipërme dhe anësore, si dhe shtresa e poshtme pa qime. Qimet, që i japin milingonës një ndriçim të argjendtë, janë mikrogypa trekëndorë. Dy nga faqet e tyre të jashtme kanë valëzime mikroskopike në gjithë gjatësinë e qimes, kurse faqja e brendshme është e lëmuar. Ky ndërtim ka dy funksione. Së pari, bën që qimet të reflektojnë rrezet diellore të padukshme. Së dyti, e ndihmon milingonën të shpërndajë nxehtësinë që trupi ka thithur nga ambienti përreth. Njëkohësisht, pjesa e poshtme pa qime e milingonës kthen mbrapsht rrezet e padukshme që vijnë nga sipërfaqja e shkretëtirës. *

[10] μm

Mburoja e dyfishtë e ndihmon milingonën e argjendtë sahariane të ruajë një temperaturë trupi nën maksimumin që mund të përballojë: 53.6°C. Të frymëzuar nga kjo krijesë e vockël, studiuesit po punojnë që të bëjnë shtresa mbështjellëse të veçanta që përmirësojnë ftohjen pasive—ftohje pa ndihmën e ventilatorëve apo të pajisjeve të tjera.

Si mendon? A erdhi me evolucion mburoja e dyfishtë e milingonës së argjendtë sahariane? Apo është projektuar?

^ par. 4 Ndër veçoritë e tjera të milingonës janë: një proteinë e veçantë në trupin e saj që nuk shpërbëhet nga nxehtësia e madhe, këmbë të gjata falë të cilave ruan njëfarë distance nga rëra e nxehtë dhe e ndihmojnë të lëvizë shpejt, si dhe aftësi orientimi të jashtëzakonshme që e ndihmon të zgjedhë rrugën më të shkurtër për në fole.