QËNDRONI VIGJILENTË!
A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?
Për shumë veta, barazia raciale mbetet një ëndërr në sirtar.
«Racizmi vazhdon të helmojë institucionet, strukturat shoqërore dhe jetën e përditshme në çdo shoqëri. Ai e ushqen pareshtur pabarazinë.»—Antonio Guterresi, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
A do të bëhet ndonjëherë realitet barazia raciale? Çfarë thotë Bibla?
Pikëpamja e Perëndisë për barazinë raciale
Bibla na mëson pikëpamjen e Perëndisë për njerëzit e racave të ndryshme.
«Nga një njeri i vetëm, [Perëndia] bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut.»—Veprat 17:26.
«Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:34, 35.
Bibla thotë se të gjithë njerëzit janë pjesë e një familjeje dhe se Perëndia pranon njerëz të çdo race.
Si do të çrrënjoset pabarazia raciale?
Pabarazinë raciale do ta çrrënjosë Mbretëria e Perëndisë, një qeveri qiellore. Kjo qeveri do t’i mësojë njerëzit si ta trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrën e duhur. Njerëzit do të mësojnë si të eliminojnë çdo ndjenjë racizmi që mund të kenë.
«Banorët e [tokës do të] mësojnë ç’është drejtësia.»—Isaia 26:9.
«Rezultati i drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja, dhe fryti i saj do të jetë qetësia dhe siguria e përhershme.»—Isaia 32:17.
Sot, miliona veta po mësojnë nga Bibla si t’i trajtojnë të tjerët me respekt dhe dinjitet.
Që të dish më shumë, lexo revistën Zgjohuni! me titull «A kanë shërim paragjykimet?»
Lexo artikullin «Si të flasësh me fëmijët për racizmin», që të kuptosh si mund ta diskutojnë prindërit këtë temë në shtëpi.