Kalo te përmbajtja

Dëshmitarë të Jehovait duke predikuar lajmin e mirë gjatë Kampionatit Botëror të Çiklizmit UCI, në Australi

3 SHKURT 2023
AUSTRALI

Dëshmia publike tërheq vëmendjen e vizitorëve nga mbarë bota gjatë një eventi të rëndësishëm në Australi

Dëshmia publike tërheq vëmendjen e vizitorëve nga mbarë bota gjatë një eventi të rëndësishëm në Australi

Rreth 300 Dëshmitarë të Jehovait nga mbarë Australia morën pjesë në dëshminë publike e cila u organizua në Uollongong, Australi, gjatë Kampionatit Botëror të Çiklizmit UCI, që u zhvillua më 18-25 shtator 2022. Këtë garë e ndjekin çdo vit mbi 200.000 vizitorë nga 70 vende.

Vëllezërit e motrat shpërndanë më tepër se 600 botime dhe ndihmuan mjaft veta t’i shkarkonin botimet në gjuhën e tyre të preferuar. Gjithashtu, 18 veta kërkuan të studionin Biblën. Dhe që nga shtatori, 5 prej tyre i kanë ndjekur rregullisht mbledhjet e kongregacionit. Një vëlla u shpreh: «Jehovai i bekoi vërtet përpjekjet e të gjithë atyre që morën pjesë.» Një lajmëtar tjetër tha: «Atmosfera mes vëllezërve e motrave ishte kaq e ngrohtë e mikpritëse. U ktheva në shtëpi plot me kujtime të bukura dhe me zell të përtërirë për shërbimin.»

Gëzojmë bashkë me vëllezërit e motrat tona në Australi, ndërsa plot krenari ‘flasin për madhështinë e Perëndisë tonë’.—Ligji i përtërirë 32:3.