10 TETOR 2024
ERITRE
Bastisje dhe arrestime në masë për Dëshmitarët e Jehovait në Eritre
Një Dëshmitare 85-vjeçare mes 23 të burgosurve
Më 27 shtator 2024, autoritetet në Eritre bastisën një shtëpi kur Dëshmitarët e Jehovait po mbanin paqësisht një mbledhje. Policia arrestoi 24 veta: 6 vëllezër, 16 motra dhe 2 të mitur. Tri ditë më vonë, autoritetet u kthyen te shtëpia që bastisën dhe arrestuan motrën 85-vjeçare e cila jeton aty. Më vonë i lanë të lirë 2 të miturit, kurse 23 të rriturit i transferuan në burgun «Mai-Serua».
Tani në Eritre ka 63 Dëshmitarë të Jehovait që janë në burg për shkak të besimit, dhe 10 prej tyre janë mbi 70 vjeç. Asnjë prej këtyre vëllezërve e motrave, përfshirë edhe ata që u arrestuan padrejtësisht gjatë kësaj bastisjeje, nuk është akuzuar ose nuk është shpallur kurrë fajtor për ndonjë krim.
Këto janë veçse ngjarjet e fundit në historinë e gjatë të përndjekjes së Dëshmitarëve të Jehovait në Eritre. Gati 30 vjet më parë, më 25 tetor 1994, presidenti i Eritresë u hoqi nënshtetësinë gjithë Dëshmitarëve të Jehovait të lindur atje. Sidomos që nga ky vit e tutje, vëllezërit e motrat kanë hasur përndjekje të ashpër dhe janë burgosur padrejtësisht.
Këto ngjarje të kohëve të fundit na shqetësojnë e na trishtojnë shumë. Vazhdojmë ‘të kujtojmë ata që janë në burgje’ në Eritre dhe të lutemi për ta. Gjithashtu jemi të bindur se Jehovai do t’u japë përherë ngushëllim, qëndrueshmëri dhe forcë.—Hebrenjve 13:3.