Kalo te përmbajtja

Një rrugë e përmbytur në Apari, Filipine. Fotografia e vogël: erëra të forta rrëzuan një pemë mbi një shtëpi në qytetin e Viganit, Filipine

7 GUSHT 2023
FILIPINE

Supertajfuni Doksuri godet Filipinet

Supertajfuni Doksuri godet Filipinet

Më 26 korrik 2023, supertajfuni Doksuri goditi Aparin, Kagajan, në veri të Filipineve. Kjo stuhi e fuqishme, e njohur në vend si Egaji, solli erëra që shkonin deri në 220 kilometra në orë. Shkaktoi edhe përmbytje të mëdha në shumë pjesë të vendit.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 vëlla vdiq ngaqë e rrëmbyen ujërat e lumit

  • 2 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 18 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike të prekurve nga tajfuni

Ndërsa presim kohën kur katastrofat natyrore nuk do të jenë më, Jehovai vazhdon ‘të ngushëllojë e t’u ledhatojë shpirtin’ atyre që po përballen me lloj-lloj sprovash.—Psalmi 94:19.