Kalo te përmbajtja

25 KORRIK 2014
KROACI

Dëshmitarët organizojnë ndihma në Ballkan

Dëshmitarët organizojnë ndihma në Ballkan

ZAGREB, Kroaci—Komitete Ndihmash në Rast Katastrofash, bashkë me përfaqësues nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani, vepruan në ndihmë të viktimave të përmbytjeve më të mëdha që mbahen mend në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi. Më 13-15 maj 2014, shira të rrëmbyeshme në Ballkan shkaktuan përmbytje masive dhe 3.000 raste rrëshqitjeje dheu.

Komitetet e Ndihmave në Rast Katastrofash siguruan transport, ushqim, veshje dhe strehim të përkohshëm për të shpërngulurit. Edhe pse nuk është vrarë a dëmtuar ndonjë Dëshmitar i Jehovait si pasojë e katastrofës, të paktën 14 nga shtëpitë e tyre u shkatërruan krejtësisht ose u dëmtuan rëndë. U shkatërrua edhe një Sallë Mbretërie që përdornin Dëshmitarët. Komitetet po drejtojnë punën për riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara si dhe ndërtimin e banesave të thjeshta me parafabrikate për ata që humbën shtëpitë.

Josip Liović, zëdhënës për zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Kroaci, thotë: «Jemi të lehtësuar që asnjë në kongregacionet tona nuk është dëmtuar nga kjo ngjarje tragjike, e megjithatë zemra jonë bashkohet me ata që po vajtojnë humbjen e familjarëve dhe të miqve. Anekënd Ballkanit po bëjmë përpjekje të veçanta për t’u dhënë zemër të tjerëve që janë prekur. Jemi mirënjohës edhe për miqtë tanë nga Gjermania që erdhën të na ndihmonin për të organizuar ndihmat e nevojshme për javët dhe muajt në vijim.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000

Kroaci: Josip Liović, tel. +385 91 5336 511

Serbi: Daniel Domonji, tel. +381 11 405 99 00