5 MAJ 2014
LAJME NDËRKOMBËTARE
Pikëpamja e ekspertëve për të drejtën e refuzimit për shkak të ndërgjegjes
Ekspertë të njohur të të drejtave të njeriut tregojnë si është bërë pjesë e të drejtave të njeriut në Evropë e drejta për të refuzuar shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.
Z. Nils Muiznieks është komisioner i të drejtave të njeriut për Këshillin e Evropës, i caktuar për të inkurajuar shtetet anëtare të respektojnë të drejtat e njeriut.
Z. Richard Clayton QC është përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias është organi këshillimor i Këshillit të Evropës për ligjin kushtetues.
Dëgjo pjesët kryesore të këtyre intervistave shumë interesante.