Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BIBLIOTEKA WATCHTOWER

Përditëso Bibliotekën Watchtower

Përditëso Bibliotekën Watchtower

Mund ta programosh Bibliotekën Watchtower që të gjejë përditësime automatikisht online ose mund ta përditësosh manualisht duke përdorur një paketë përditësimi.

Përditësimi automatik

Ndiq këta hapa që Biblioteka Watchtower të kontrollojë online për botime ose artikuj të përditësuar.

  1. Bibliotekën Watchtower shko te menuja dhe kliko Biblioteka, pastaj zgjidh Veçoritë që të të hapet dritarja Veçoritë e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Veçoritë e Bibliotekës zgjidh Përditësime, pastaj kliko brenda kutisë Shkarko përditësimet automatikisht.

  3. Sa herë që online disponohet një përditësim, në kompjuter do të të shfaqet një mesazh që pyet nëse dëshiron ta shkarkosh përditësimin. Shtyp PoBiblioteka Watchtower të bëj shkarkimin dhe të aplikojë përditësimin.

Përditësimi manual

Mund ta përditësosh manualisht Bibliotekën Watchtower duke aplikuar paketën e përditësimit. Për të pasur paketën e fundit të përditësimit, eksportoje nga një instalim i përditësuar i Bibliotekës Watchtower ose shkarkoje duke përdorur butonin me këtë emër te kjo faqe.

Eksporto një paketë përditësimi

Ndiq këta hapa për të krijuar paketën e përditësimit:

  1. Bibliotekën Watchtower kliko Ndihmë te menuja, pastaj kliko Përditësim manual dhe pastaj te Krijo një përditësim.

  2. Zgjidh ku do ta ruash paketën e përditësimit në kompjuterin tënd, pastaj kliko Save. Biblioteka Watchtower do ta krijojë si file paketën e përditësimit me në fund emërtimin «.updatepkg».

Shkarko paketën e përditësimit

Shtyp butonin më poshtë për të kontrolluar nëse përditësimi i Bibliotekës Watchtower disponohet në gjuhën tënde. Në rast se po, ndiq udhëzimet si ta ruash këtë file në kompjuterin tënd.

Apliko paketën e përditësimit

Hapat që duhen ndjekur për të përditësuar manualisht Bibliotekën Watchtower me anë të paketës së përditësimit:

  1. Bibliotekën Watchtower, te menuja kliko Ndihmë, pastaj kliko te Përditësim manual dhe te Përditëso.

  2. Te dritarja File Explorer që hapet, kërko atë file që mbaron me «.updatepkg». Selektoje dhe pastaj kliko Open për të aplikuar përditësimin te Biblioteka Watchtower.